E Martë, 3 Nëntor 2026

Familjarët e avokatit Mengjesi konfirmojnë përmirësimin e shëndetit të tij

Familjarët e avokatit Sokol Mëngjesi i dhunuar më shumë se dy javë më parë, konfirmojnë përmirësimin e shëndetit të tij, tri ditë pas daljes nga gjendja e komës, në të cilën qëndroi për rreth dy javë.

“Zoti ka menyrat e tij per te na provuar egzistencen e gjithefuqishme, nepermjet mrekullive qe ben here pas here me njerezit dhe ai do e ngreje Sokolin ne kembe! Drita e qirinjve te ndezur ne te kater anet e botes, drita e cdo lutjeje te peshperitur nga buzet e derdhura dhe drita e miresise qofte me ju cdo cast dhe mbreterofte e mira ne jeten dhe ne shpirtin tuaj! E mira nuk humbet!“ shkruan e motra e tij ndërsa ndjek shërimin e të vëllait në një spital në Athinë.

Avokati Sokol Mëngjesi u dhunua në zonë e ish-Bllokut nga pesë persona, sapo kishte dalë nga çerdhja e djalit të tij.

Ai u godit prej tyre dhunshëm me mjete të forta dhe për pasojë pati fraktura të shumta. 

Ndihma e parë mjekësore iu dha në spitali e Traumës ndërsa familjarët vendosën që ta çoi në Athinë, për ndihmë më të specializuar mjekësore.

Për dhunën ndaj avokatit janë prangosur dy persona dhe tre janë në kërkim.  Shkak i dhunës ishin mosmarrveshjet për tarifat e shërbimit të një procesi gjyqësor i fituar nga avokati Mëngjesi. 

/ rtsh. al /

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›