Qëllonte me kallashnikov në ajër në zonë të populluar, arrestohet 27 vjeçari

Një 27-vjeçar është arrestuar nga policia e Vlorë pasi lëvizte me armë zjarri të tipit kallashnikov. I riu u kap në flangrancë pasi kishte qëlluar në ajër me armën e zjarrit në zonën e quajtur “Kuzum Baba” në lagjen “Partizani” duke rrezikuar edhe banorët e lagjes.
Shtetasit ju gjetën gjithashtu municion luftarak dhe një mjet prerës biçak të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë.
/rtsh.al/