E Shtunë, 31 Tetor 2026

Familjarët e dy studenteve në Austri për të qëndruar pranë vajzave

Familjarët e dy studenteve të plagosura në aksidentin tragjik të Himarës shkojnë në Austri për të qëndruar pranë vajzave. Falë Raiffeisen Bank, e cila do të heqë shpenzimet për akomodimin e familjarëve në Austri, ndërsa shpenzimet e biletave të avionit të udhëtimit "Austrian Airlines", familjarët e studenteve do të kenë mundësi të ndodhen pranë vajzavedhe ta ndjekin nga afër situatën shëndetësore të tyre.
 

2 studentet e plagosura rëndë, që tashmë po kurohen në Austri ende nuk janë zgjuar nga koma artificale. Mjekët e Spitalit Ushtrak bëjnë të ditur se tek 2 vajzat mund të kryhen ndërhyrje kirurgjikale edhe në këtë gjendje.
 

Ndërsa në spitalin e Vjenës studentet qëndrojnë nën mbikqyrjen e rreptë të mjekëve, 2 prej të cilëve janë mjekë shqiptarë nga Kosova. Si Eriselda Gubere ashtu edhe Florie Peci janë në koma artificiale që të hënën për shkak të dëmtimeve të mëdha të marra nga ai aksident.
 

Sipas bluzave të bardha studentja Florie Peci po jep shenja të zgjimit, por prova e zgjimit tek këto dy studente do të bëhet përgjatë kësaj jave.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›