E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dita kundër duhanit, ndërhyrje në industrinë e duhanit

Pavarësisht legjislacioni dhe taksa-forcave të ngritura, pronarët e lokaleve vendosin gjithmonë një tavëll duhani tek klientët e tyre. Ndërsa qytetarët indiferentë ndaj çdo shkesë e tabele tymosin lehtësisht duhan në ambjentet publike. Palë me këtë bëhen edhe me industritë e duhanit të cilët vazhdojnë reklamimet për hyrjet më të fundit të mallit të tyre. Në ditën botërore kundër konsumit të duhanit ministri i shëndetësisë Petrit Vasili sensibilizon qytetarët të reduktojnë duhanpirjen.
 

Mos funkionimi i ligjit anti-duhan në Shqipëri ishte një nga kritikat më të forta që bërë nga drejtoresha e OBSH-së autoriteteve shëndetësore. Vetë shefi i OBSH-së për Shqipërinë Vasili Miho tha se duahanpirësit shtohen edhe për shkak të elementëve joshës që përdorin industritë e duhanit si në reklamimin ashtu edhe në aromatikët që vendosin në cigare.
 

Sipas ekspertit të institutit të shëndetit publik Roland Shuperka vitin e kaluar janë zhdoganuar 3248 tonë duhan vetëm në 2011. E dhënë që shton edhe më tëpër alarmin ndaj shtimit të vrushëm të duhanpirësve, së fundmi në mas edhe femrat. Referuar raportit të ISHP një duhanpirës për 40 vjet shpenzon 87 milion lekë. Ndërsa për 10 vjet, një duhanpirës që konsumon vetëm gjysmën e paketës harxhon 3 milion e 62 mijë lekë, ndërsa ai që pi rregullisht duhan dhe konsumon rreth 3 paketa në ditë paguan nga xhepi 21 milionë e 96 mijë lekë.

Pavarësisht kësaj shume, qytetarët duket se e kanë më të lehtë se shpenzojnë para se sa të jenë të vendosur ti thonë "stop" duhanit.
Në sheshin "Skëndërbej" nga autoritet shëndetësore janë vendosur imazhe të cilat përcjellin mesazhe për duahnpirjet si një nga risqet më të mëdhenj të shëndetit. Në botë, duhanpirja është quajtur një epidemi globale sepse vret gati 6 milionë njerëz çdo vit. Dhe sipas OBSH-së nëse vendet nuk veprojnë për uljen e numrit të duahnpirësve ky fenomen do të vrasë 8 milion njerëz deri në 2030.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›