E Shtunë, 31 Tetor 2026

8 maji tre deputete te PD-se dorezojne mandatin

Zgjedhjet lokale do te sjellin ndryshime edhe ne Kuvend. Ne listen e kandidateve te Partise Demokratike rezultojne tre deputet kandidat per njesite e pushtetit vendor. Lulzim Basha eshte i pari qe ka kerkuar te lere postet politike mandatin e deputeti dhe postin e ministrit te Brendshem. Basha ka eshte prezantuar publikisht si kandidat per Bashkine e Tiranes disa dite me pare. Ferdinand Xhaferri gjithashtu do te heq dore edhe si deputet edhe si minister i Kultures Rinise dhe Sporteve. Xhaferri do te kandidoje per postin e Bashkise Durres. I treti deputet nga PD qe do te dorezoje mandatin e deputeti eshte Ardian Kollozi i cili do te kandidoje per Bashkine Vlore.

Heqja dore nga mandati i deputetit nga keta te tre do te sjelle ne Kuvend tre deputet te rinj per PD-ne. Sipas kodit zgjedhor ne kete rast Kuvendi jo me vone se 30 dite njofton KQZ-ne per krijimin e vakances. Mandati i nderprere i kalon kandidatit vijues te listes se te njejtes parti politike ne zonen zgjedhore perkatese. Mandatin e Bashes do ta marre Aurel Bylykbashi vendin e Xhaferrit e zevendeson Ndricim Babasi te cilet kane qene ne pare deputet te Kuvendit te Shqiperise. Kurse vendin e Ardian Kollozit do te zevendesoje Kreshnik ipi. Nga kandidimi i Bashes dhe Xhaferrit krijohen edhe dy vende vakante ne Keshillin e Ministrave. E ndersa procedura e zevendesimit te deputeteve eshte e qarte per zevendesimin e ministrave nuk dihet ende asgje.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›