E Diel, 1 Nëntor 2026

Feste dhe dhurata per femijet e policeve te vrare ne krye te detyres

Qendra Kulturore Kombetare e Femijeve ne bashkepunim me Drejtorine e Pergjithshme te Policise se Shtetit kane zhvilluar dje nje aktivitet artistik kushtuar femijeve te punonjesve te Policise se Shtetit te cilet kane rene ne krye te detyres nga i gjithe vendi. Nje dite per ju titullohej shfaqja artistike e realizuar ne formen e nje programi me kenge valle e recitime te interpretuara nga vete aktoret profesioniste dhe femijet e kesaj qendre. Te ftuar ne kete aktivitet ishin Zv/Ministrja e Brendshme Zj. Iva Zajmi si dhe perfaqesues te tjere te Ministrise se Brendshme dhe te Drejtorise se Pergjithshme te Policise se Shtetit. Gjate fjales se saj pershendetese ne kete aktivitet Zv/Ministrja e Brendshme Zj. Iva Zajmi duke iu drejtuar femijeve te pranishem tha se nepermjet ketij aktiviteti ne shprehim solidaritetin mbeshtetjen dhe nje falenderim per aktin sublim te prinderve tuaj. Edhe pse nuk mund tu kthejme ketyre femijeve ate qe u mungon me teper ne jete respekti dhe mbeshtetja me te gjitha mjetet financiare apo shpirterore eshte e domosdoshme. Mendoj se permes ketij aktiviteti femijeve u transmetohet nje mesazh dashurie solidariteti dhe mbeshtetje dhe njekohesisht ne mund tu shprehim atyre respektin dhe mbeshtetjen tone per ata qe dhane jeten ne krye te detyres. Me vjen mire qe ndergjegjesimi nga te gjitha strukturat ndaj jush eshte ne rritje por do te doja akoma me shume mbeshtetje nga shoqeria civile. Vec te tjerash Zv/ministrja Zajmi permendi edhe vendimin e qeverise per dhenien e pages se plote per femijet e policive te rene deri kur ata te arrijne ne moshen madhore si edhe bursat e dhena falas apo pushimet verore duke i garantuar keta femije se do te kene mbeshtetjen e vazhdueshme te shtetit dhe shoqerise. Ndersa Drejtori i Qendres Kulturore Kombetare te Femijeve z. Flamur Shehu theksoi se kjo qender ka pasur ne program nje aktivitet dedikuar femijeve te punonjesve te policise te rene ne krye te detyres dhe do ta kete cdo vit ne po te njejten date. Organizimi i ketij aktiviteti tha z. Shehu eshte mjaft i bukur sepse ne kete menyre keta femije do te ndjehen te barabarte me te gjithe femijet e tjere te Shqiperise. Ne perfundim te ketij aktiviteti per mbi 120 femijet e ftuar te moshes deri ne 14 vjec u shperndane edhe pako me dhurata.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›