Familjaret e vellezerve Golaj kerkojne ndihme

Familjaret e dy vellezerve qe u zhduken per disa dite me nje gomone ne det bejne thirrje per vazhdimin e kerkimeve.
Ata mesuan se ne Kroaci pervec Romeo Purizo eshte gjetur edhe nje trup pa jete qe mendohen se ai eshte nje nga vellezerit Golaj qe ndodhej ne gomonen e tragjedise.
Bashke me Romeon ne mjetin lundrues ishin edhe Jani dhe Piro Golaj, 38 dhe 45 vjec te martuar dhe me nga dy femije.
Tashme eshte dita e peste dhe shprese per te gjetur te mbijetuar per shkak se gomonia eshte mbytur. Familjaret e dy vellezerve kerkojne ndihme.
Policia kroate pritet te konfirmoje identitetin e trupit pa jete qe u gjet te enjten ndersa i mbijetuari Romeo Purizo eshte duke u kuruar per shkak se ka qendruar per dite te tera ne det. Nderkohe ne ujrat malazeze dhe ato kroate vazhdon kerkimi per gjetjen e personit te trete qe ishte ne gomone.