Familjarët e viktimave të Otrantos, në protestë
VLORË- Familjarët e viktimave të Otrantos zhvilluan paraditen e sotme një protestë para konsullatës italiane në Vlorë, duke kërkuar dëmshpërblim dhe vënien në vend të drejtësisë.
Organizuar nga shoqata e tyre, familjarët e 81 personave që u mbytën në Mars të vitit 1997 në Otranto protestuan në kujtim të 14 nëntorit, ditës ku u sollën në atdhe trupat e viktimave.
Të vendoset drejtësia; Mos u tallni me fatkeqësinë e shqiptarëve, janë vetëm disa nga parullat e protestës dhe thirrjet që dëgjoheshin në sheshin para konsullatës.