E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sajmir Tahiri paditet edhe nga Argita e Shkelzen Berisha

Nenkryetari i grupit parlamentar te PS-se denoncohet per shpifje

Kulture demokratike apo imunitet nga puci i 21 janarit Mes ketyre pyetjeve ndoshta leviz dilema per serine e padive qe njerez te institucioneve shqiptare apo edhe afer pushtetit me te larte familjare te Kryeministrit kane vene ne levizje muajt e fundit ndaj deputeteve te Partise Socialiste. Keshtu me gjithe akuzat e renda te konsumuara ndaj zyres se Prokurores se Pergjithshme per perfshirje ne puc dhe grusht shteti me 21 janar se bashku me Presidentin qe eshte kryetar i Keshillit te Larte te Drejtesise njerez te afert me pushtetin kete meter gjykimi per organin e akuzes nuk kane ngurruar te kerkojne drejtesi te to. E ketu hyjne edhe dy femijet e Kryeministrit te vendit Sali Berisha. Shkelzen dhe Argita Berisha kane ngritur padi ndaj nenkryetarit te grupit Parlamentar socialist Saimir Tahiri permes te ciles kerkojne demshperblim prej 4 000 000 lekesh. E vetmja e re per mua ishte qe rreshtit te padive ndaj meje nga te gjithe ata anetare te oborrit dhe te familjes se Kryeministrit iu shtua edhe djali dhe vajza. Jam njohur nepermjet medias me kete padi dhe mezi pres te njihem edhe me brendine e kesaj padie dhe te jap pergjigjet e mia per te cilat kam besim te plote qe nuk dallojne nga e verteta tha lidhur me kete padi Tahiri ne Top Channel. Sipas tij kalimi ne veprime te kesaj natyre synon te rikrijoje nje klime represive dhe censuruese ndaj opozites. Ketu kemi te bejme me ngritjen e nje mekanizmi politik represiv pra eshte nje lloj kamxhiku institucional qe Kryeministri po e perdor ndaj opozites tha Tahiri.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›