E Shtunë, 31 Tetor 2026

Familjaret trajtim special per strehimin

11/11/2010Kredi me interes zero per te renet ne krye te detyres

Procedurat dhe dokumentet qe duhen plotesuar per perfitimin e shtepise

Te gjithe familjet e personave te Forcave te Armatosura ne Shqiperi qe kane rene ne krye te detyres shteti do tu mundesoje marrjen e kredise per shtepi me interes zero per qind. Ne udhezimin e djeshem te qeverise percaktohen qarte dokumentet dhe procedurat qe duhen per kete qellim. Nga ky vendim perfitojne familjet e punonjesve te Policise se Shtetit te Gardes se Republikes te Sherbimit te Kontrollit te Brendshem te Policise se Mbrojtjes nga Zjarri dhe te Shpetimit te Forcave te Armatosura te Sherbimit Informativ te Shtetit dhe te Policise se Burgjeve qe jane vrare ne krye te detyres gjate viteve.

Perfituesit

Udhezimi ne fjale jep dhe dokumentet qe duhen plotesuar nga personat e interesuar per te marre nje kredi te tille nderkohe qe pasqyron kushtet sipas te cilave merret kjo kredi. Me pare kredia ne fjale ishte percaktuar per nje numer te caktuar peronash si zyrtare te larte te shtetit artiste etj. ndersa tani shtohen dhe familjaret e policeve apo ushtarakeve te vrare. Ne zbatim te nenit 6 te ligjit per trajtimin me strehim te familjeve te punonjesve qe kane humbur jeten ne krye apo per shkak te detyres behet sipas procedurave te percaktuara ne udhezimin nr. 6257 date 2.09.2008 te ministrit te Puneve Publike dhe Transportit dhe te ministrit te Financave Per percaktimin e mases se subvencionit per familjet qe perfitojne kredi te lehtesuara nga shteti i ndryshuar duke perfituar subvencionim te plote te interesit te kredise kredi me interes 0 sipas pikave 7 e vijuese te udhezimit. Lista e miratuar nga Ministria e Brendshme i percillet Entit Kombetar te Banesave qe e trajton me perparesi duke e derguar ne banken e perzgjedhur nga Ministria e Financave per zbatimin e programit te subvencionit per familjet qe perfitojne kredi te lehtesuara nga shteti - thuhet ne kete vendim.

Dokumentacioni

Nderkohe sipas vendimit lista e miratuar nga Ministria e Brendshme duhet te shoqerohet me nje sere dokumentesh si certifikate te gjendjes familjare vertetim negativ nga ZRPP etj. Lista e miratuar nga Ministria e Brendshme duhet te shoqerohet me certifikate te gjendjes familjare aktuale. Vertetim negativ nga Zyra e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme e vendit ku banojne qe ne emer te kryefamiljarit dhe te anetareve te tjere te familjes nuk figuron prone e regjistruar apo ne proces regjistrimi. Ngarkohen Ministria e Brendshme Ministria e Mbrojtjes Ministria e Drejtesise Ministria e Puneve Publike dhe Transportit Ministria e Financave Sherbimi Informativ i Shtetit dhe Enti Kombetar i Banesave per zbatimin e ketij udhezimi - thuhet ne udhezimin e qeverise.

Kategorite

Kredia me kushte lehtesuese ose me perqindje te financuara nga shteti aplikohet per nje kategori te caktuar personash ku nder ta futen dhe te pastrehet. Ne fakt kjo eshte nje kredi normale si te gjithe te tjerat vetem se ne kete rast perqindja e interesit paguhet nga shteti shqiptar ndersa principali pra borxhi nga vete personin qe e ka marre. Ne dhenien e ketyre kredive perparesi deri tani u eshte dhene punonjesve te larte te administrates dhe artisteve pa perjashtuar dhe te regjistruarit si te pastrehe por me te ardhura te pakta dhe te regjistruar si te tille prane pushtetit lokal. Kesaj kategorie tanime i eshte shtuar dhe ajo e familjeve te ish-anetareve te Forcave te Armatosura te rena ne krye te detyres te cilet pas humbjes se kryefamiljarit jo pak here jane ndodhur ne veshtiresi financiare por dhe te pastrehe. Kjo kategori eshte ankuar gjithmone per veshtiresite konike qe has gjate jetes se perditshme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›