Shtepi me kredi me interes 0 per familjet e policeve te vrare ne detyre
Familjet e punonjese te policise te afermit e te cileve kane rene ne krye te detyres perfitojne menjehere te drejten e nje banese me kredi pa interes. Nje vendim i ndjeshem i Keshillit te Ministrave percakton se familjet e policeve te vrare ne krye te detyres por qe nuk kane nje shtepi perfitojne trajtim te vecante nga Enti Kombetar i Banesave i cili menjehere pasi ka marre listen e perfituesve nga Ministria e Brendshme duhet ta paraqese ate ne banken perkatese. Kjo do te beje qe te afermit e pastrehe te punonjesve te policise te perfitojne menjehere nje shtepi apo nje apartament banimi. Ky vendim eshte ne listen e disa vendimeve te marra sefundi nga qeveria per te lehtesuar dhe ndihmuar familjet e punonjesve te policise qe humbin jeten duke kryer detyren. Me pare jane ndermarre disa iniciativa ligjore per ti bere sa me te efektshme dhe me te shpejta ndihmat e pensionet qe perfiton kjo kategori.
6. Ne zbatim te nenit 6 te Ligjit trajtimi me strehim i familjeve te punonjesve qe kane humbur jeten ne krye apo per shkak te detyres behet sipas procedurave te percaktuara ne udhezimin nr.6257 date 2.9.2008 te ministrit te Puneve Publike dhe Transportit dhe te ministrit te Financave Per percaktimin e mases se subvencionit per familjet qe perfitojne kredi te lehtesuara nga shteti te ndryshuar duke perfituar subvencionim te plote te interesit te kredise kredi me interes 0 sipas pikave 7 e vijuese te udhezimit.
Lista e miratuar nga Ministria e Brendshme i percillet Entit Kombetar te Banesave i cili e trajton me perparesi duke e derguar ne banken e perzgjedhur nga Ministria e Financave per zbatimin e programit te subvencionit per familjet qe perfitojne kredi te lehtesuara nga shteti. Lista e miratuar nga Ministria e Brendshme duhet te shoqerohet me Certifikate te gjendjes familjare aktuale. Vertetim negativ nga Zyra e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme e vendit ku banojne qe ne emer te kryefamiljarit dhe te anetareve te tjere te familjes nuk figuron prone e regjistruar apo ne proces regjistrimi..