E Shtunë, 31 Tetor 2026

Familjet rome protestë para Bashkisë: Duam trajtim dinjitoz dhe strehim

TIRANE - Familjet rome, të dëbuara nga banesat e tyre të improvizuara në Rrugën e Kavajës, kanë protestuar sot përpara Bashkisë së Tiranës. Ata kërkojnë nga ky institucion, por edhe nga Ministria e Punës që të merren masa sa më shpejt për strehimin e tyre.

“Problemi i familjeve rome, që ndodhen në ish-fabrikën e skulpturave, përballë me pallatin e shigjetave, ti jepet zgjidhje sa më shpejt, sepse problemi vjen nga dita në ditë duke u bërë një katastrofë e madhe me familjet rome. Ju lutem të dëgjohet zëri i institucioneve shtetërore, të dëgjohet zëri i qeverisë.”- deklaroi Xheladin Taco, kreu i Federatës së Romëve.

“Federata e Romëve të Shqipërisë dhe të rinjtë romë dhe egjiptianë i bëjnë përsëri thirrje institucioneve shtetërore përkatëse që me urgjencë të marrin masa për strehimin e këtij komuniteti, duke zgjidhur këtë nevojë jetike të tyre sa më shpejt. Bashkia e Tiranës duhet të reagojë. Ky komunitet nuk mund të jetojë më kështu. Po shkelen të drejtat e njeriut, po shkelen të drejtat e njerëzve të komunitetit rom. Eshtë shumë e çuditshme që ndërkombëtarët po reagojnë, por shteti jonë jo.”- u shpreh përfaqësuesja e Federatës së Romëve Brisejda Taco.

Familjet rome u dëbuan nga banesat e tyre nga një firmë private, megjithëse drejtori i policisë Burgaj kishte dhënë urdhër për mos dëbimin e tyre. Të ndodhur në këto kushte, ata kanë ngritur prej ditës së djeshme disa baraka të improvizuara në trotuare.

(er.nu/news24/BalkanWeb) Lidhje te tjera Romët, Ministria e Punës: Të akomodohen në Qendrën Pritëse në Sharrë VIDEO: Familjet rome protestë para Bashkisë: Duam trajtim dinjitoz dhe strehim

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›