E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriza ekonomike dhe izolimi, prioritete të Rohanit

IRAN - Parlamenti iranian është duke diskutuar për kabinetin që ka propozuar presidenti Hassan Rohani.

Duke iu drejtuar ligjvënësve në fillim të seancës, Rohani ka thënë se prioritet i tij do të jetë trajtimi i krizës ekonomike të vendit dhe i izolimit diplomatik.

“Të gjithë e dimë se vendi ynë është në situatë të vështirë sociale dhe ekonomike dhe presioni ndërkombëtar i ka acaruar edhe më shumë këto probleme”, - ka thënë ai.

Rohani ka zbuluar kabinetin e tij prej 18 anëtarësh këtë muaj, pasi ka fituar zgjedhjet presidenciale të 14 qershorit.

(er.nu/rel/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›