E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fanny Ardant Kinemaja eshte nje forme morali

Hi dhe gjak e mori motivin nga nje veper e shkrimtarit Ismail Kadare por Fanny Ardant ia kushton filmin e saj te pare nje bote imagjinare qe me zor do ti perkiste Shqiperise. Per motivin e gjakmarrjes aktorja frenge i referohet mitit jo Kanunit


Aktorja franceze per here te pare regjisore me nje histori irracionale mbi gjakmarrjen


Ne prodhimet e huaja kinematografike dhe dokumentare te viteve te fundit terheq vemendjen trajtimi i elementeve te botes shqiptare si rudimente te nje tradite te vjeter te gjate. Komunitete te izoluara te fshatit katundit malit qe veterregullojne marredheniet njerezore me mjete te cilat e perligjin po aq sa edhe pretendojne ta kompensojne daljen jashte kontrollit te natyres njerezore.


Te keto vepra bie ne sy shitja e fenomeneve si te ishin produkt per nje turizem kulturor i vendeve qe nuk jane ne gjendje te eksportojne nje indentitet qytetar nje mendim dhe dialog te brendshem per kete identitet nje perkufizim per fatin e njeriut qe jeton ne nje bote ne zhvillim.


Hi dhe gjak Cendres et sang i Fanny Ardant i shfaqur per here te pare per publikun shqiptar me 3 shtator ne Festivalin e Durresit eshte i kesaj serie. Bashkeprodhimi ndermjet Frances dhe Rumanise filmi i pare i shkruar dhe realizuar nga aktorja franceze u prezantua me 2009 ne seksionin zyrtar te edicionit te 62 te Festivalit te Kanes jashte konkurrimit.


Historia e Xhudites ne rol aktorja izraeliane Ronit Elkabetz fituese e cmimit Aktorja me e mire ne Festivalin e Durresit eshte nisur per nje histori gjakmarrjeje. Bashke me tre femijet e saj gruaja ka ikur nga vendlindja drejt Frances per shkak te vrasjes se te shoqit.


Nje dite Xhudita vendos te kthehet ne vendlindje vend qe regjisorja nuk e identifikon. Megjithese e ndjekin frika nga e kaluara dhe hijet e urrejtjes se nje klani qe do te hakmerret. Gjaku kerkon gjak thone personazhet e Ardant-se. Ne role interpretojne Marc Ruchmann Ismail Abraham Belaga Pashku Claire Bouanich Mira etj.


Filmi eshte komentuar nder te tjera si nje epope e mahnitshme ballkanike me urrejtje dhe sekrete. I xhiruar ne Transilvani vepra evokon Ballkanin Shqiperine sidomos thone disa kritike.


Ardant tregoi ne intervisten per Shekullin pas prezantimit te filmit ne Durres ku ajo ishte e pranishme. Nuk i eshte referuar asnje vepre mbi Kanunin. Ka marre vetem motivin e gjakmarrjes ate version qe Ismail Kadare trajton ne vepren eseistike Eskili ky humbes i madh.


Kadare merret me migrimin e motivit ne Ballkan me trajtimin qe i ben Eskili ne mitet e tragjedive te tij dhe formen e perpunuar qe e gjen ne kodet e botes se lashte shqiptare.


Hi dhe gjak i Fanny Marguerite Judith Ardant 1949 hyn ne serine e veprave te permendura me lart per steriotipin per trajtimin jo korrekt vecimin e fenomeneve nga konteksti i rrethanave sociale dhe psikologjike te komuniteteve. I vetmi ndryshim eshte se vepra e saj nuk ka ngjyrat dhe atmosferen e nje bote te kalcifikuar.


Perkundrazi jepet si nje bote turistike me peizazh kartolinash me kostume dhe mode me shtepi qe tregojne mireqenie me kopshte te krasitura te gjelbra gjithmone me peme dhe perrenj me burra qe kalerojne neper korije dhe kamera qe u kap veshtrime fatale me kapele dhe gra qe keqtrajtohen nga burrat dhe nuk kane frike te dashurohen me burra te tjere. Personazhet e Ardant-se jane ne nje adoleshence te perjetshme.


Kjo e ben historine e Hi dhe gjak histori pasioni dhe gjaku jo ne kuptimin e gjakmarrjes. Shtoji kesaj perzierje irracionale emrat shqiptare frenge latine greke. do gje lejohet. Si ne nje serial televiziv qe mund te vazhdoje deri sa autori te mos kete me fuqi ti vdese heronjte nga melodramat e tyre.


Zonja Ardant sa ju ka vlejtur per kete film vepra e Ismail Kadarese Eskili ky humbes i madh


Kur e mbarova skenarin i nisa nje kopje Ismail Kadarese por kurre nuk mora pergjigje. Doja te dija nese kisha gabuar gjekundi apo ti merrja ndonje keshille por asnje pergjigje. Pastaj bera filmin.


Nuk kemi te bejme me pershtatje te librit. Eskili ky humbes i madh vetem sa me dha idene. Nuk doja qe Kadare te hynte ne kete pune. Doja thjesht te konsultohesha me te si shkrimtar shqiptar qe eshte per kendveshtrimin e tij. E merrja me mend se ai do te thoshte jo mos i hyr asaj pune por ja qe nuk mu pergjigj. Nuk pata asnje kontakt me te.


fare ju lidhte ju me motivin e gjakmarrjes motiv qe ka migruar sa ne Ballkan sa ne vendet e Mesdheut prane nesh po edhe afer vendit tuaj


Ah keto pyetje kerkojne pergjigje racionale. Mendoj se nuk ka gjithnje nje pergjigje racionale per gjerat. E kam adhuruar mitologjine tragjedine greke Homerin Eskilin autore qe me kane ushqyer qysh femije. Ishte sikur tu beja atyre nje homazh ne kohen tone me kete motiv gjaku therret gjakun qe eshte histori e tragjedise eshte dicka qe i tejkalon brezat trashegimtaret te cilet duhet paguajne per kete.


Doja nga te njihja kete toke te vogel per te cilen me kishin folur francezet e mi qe e kishin vizituar dhe kishin ndeshur me nje kod qe per ta eshte i pakuptueshem.


Po Rumania perse hyn ketu


shte thjesht nje dekor. Nuk mund te xhiroja ne Shqiperi dhe as ne Kosove. Asnje producent nuk me kish lejuar te xhiroja ketu.


Do ishte shume e veshtire e kushtueshme per te sjelle materialet. Nuk kishte strukture kinematografike. Pra vendosem ta stilizonim vendin. Dhe une zgjodha Transilvanine sepse nuk kishte asnje lidhje me boten moderne. Nuk mund te identifikosh asnje vend aty. shte nje fshat ku nuk ka asgje.


Emrat qe ju keni perdorur per shembull Pashk jane tipik per Shqiperine Veriore ndersa Xhudit nuk ka lidhje.


Mua me quajne Xhudit. Ne film kemi edhe emra si Lupos qe eshte emer grek emrat Ismal dhe Mira qe jane shqiptare. Kam shkuar ne konsullaten shqiptare ne Paris dhe gjeta nje liber te vogel ku ishin gjithe emrat le te themi te pagezimit. Kemi edhe emra si Iliria. Ne kete rast kam pasur parasysh emrin e Liri Begejes regjisore me origjine shqiptare mikeshe imja. Apo Saimir. Pra me pelqenin shume emrat shqiptare.


fare i keni dhene nga vetja Xhudites personazhit qe mban emrin tuaj te vertete


Si aktore do doja ta interpretoja vete kete rol. Pastaj ju e dini qe ne nje film mund te fusesh shume gjera prej vetes. Jo jeten reale por plot te dhena personale.
Xhudita ka mall ka ndjeshmerine ndaj tokes qe iu desh ta braktise sepse familja kishte hyre ne gjak per shkak te saj.


Deshira per tu kthyer ne vendlindje eshte me e forte se ajo vete. Edhe pse ka frike per femijet ajo rikthehet tek rrenjet e saj atje ne vendin te cilit i perket. Por gaboi sepse edhe nenat gabojne.


Protagonistja juaj eshte nje grua ne telashe por e modes vesh lloje fundesh taka te larta ne nje terren me rrepira. Pra nuk i ngjan gruas se eger qe mund te hamendesohet per nje personazh me te dhenat e saj.


Pikerisht sepse nuk doja te bija ne karikaturizimin e gruas tragjike me shamine e zeze ne koke veshur si vejushe. Kam dashur qe ajo te shenjohej nga marka franceze. Ajo eshte nje e huaj ne France sa ceshte e huaj edhe ne vendin e saj.


Me perjashtim te finales ku ajo eshte e veshur e gjitha ne te zeza. Pra eshte rikthyer ne token e saj.
Kishte rendesi per mua te mos bija ne nje klishene e gruas se eger. Ajo ka njezet vjet e ikur nga vendi i saj drejt Frances.


Ne ritualin e dasmes dhe sidomos ne ritualin e perballjes se gjaksit me familjen e viktimes. fare keni shmangur dhe cfare keni krijuar


shte film nuk eshte dokumentar. Filmi eshte pjese e imagjinates. Ne ritualin e vdekjes shfaqen tri gra. Jane krijesa te miat. Nuk ka ndonje ritual qe tiu kerkon tri grave te sillen me pasqyre rrotull atij qe ka kryer krimin. Une i njoh ritualet qe parashikon Kanuni per pjesemarrjen e vrasesit ne funeral.


Di per shembull qe nese vrasja kryhet me thike eshte me e rende se vrasja me arme. E kam lexuar Kanunin por ka disa gjera qe per hir te kinematografise per hir te mjetit me te cilin kam zgjedhur te flas i kam krijuar vete.


Keni lexuar vepra qe merren me gjakmarrjen ne Shqiperi
Jo.


Qe te mos influencoheshit


Para se gjithash ishte imagjinata ime. Pastaj e kisha shume te veshtire qe te gjeja ne Paris libra per Shqiperine. Gjeta vetem nje liber te vogel per Gjirokastren bardhe e zi gjeta imazhe te bukura dhe vende qe kisha perfytyruar shtepite e medha te dy familjeve qe ju shikoni ne film kishen e vogel.


Te gjitha keto qe kisha imagjinuar i gjeta ne Transilvani. shte e cuditshme se si jeta ka me shume imagjinate se ne. E theksoj une nuk kisha legjitimitetin per te shkruar nje histori shqiptare. U nisa me kete qellim por hoqa dore me pas sepse kinemaja eshte nje enderr.


Ju folet ne takimin me publikun ne Durres per nje ide tuajen per Evropen sic mund te jete Ballkani per njerezit qe jetojne ne kete gadishull.


E shoh Evropen si nje menyre te menduari te jetuari nje menyre per tu ndjere ne familje ne marredhenie. Ne kete peizazh familjar une shoh pazaret pleqte femijet fshatrat pemet shume gjera.


Edhe ne fund te Anglise te shkoj ne Serbi apo Transilvani nuk e ndjej veten jashte pragut. Me kujtohet ajo qe Gjeneral De Gaulle e thoshte per Evropen nga Atlantiku ne Urale dhe pertej Orienti ku fillojne te shfaqen toka te tjera misterioze.


Pra ky mit i Evropes me gjithe Ballkanin i jep kontinentit nje arome qe vjen nga kultura. Per mua aroma e Evropes vjen nga piktura nga muzika nga poezia. Kjo ka qene bota per mua. Kur degjoj nje poeme te Pushkinit e mendoj ate si poet francez kur lexoj nje veper te Dostojevskit e mendoj ate si shkrimtar francez. I kam lexuar ne moshen 15-vjecare.


Me vone do te lexoja letersi amerikane. U bera vertet admiruese e kesaj letersie por ishte njelloj si per kinezet per japonezet te cilet mund ti admiroj pa mundur dot te behem pjese e asaj bote. Per shembull eshte shume bukur kur shkon ne Tokio ja qe aty une nuk gjej pike referimi.


Ndersa ne Evrope si ne nje magji shfaqet bota familjare kafenete e vogla... eshte shume e cuditshme perse une e ndjej ne kete menyre Evropen. Ballkanin e shoh pjese e gjithe kesaj Evrope. Une nuk kam kurre nga Atlantiku kam pare nga Evropa e Lindjes.


Permendet dicka per historine moderne te Shqiperise per periudhen e komunizmit...
Fjalet gjithmone bien ne fund te gotes... Ju e dini se pas nje furtune te madhe nuk mund te gjykosh dhe te parashikosh te ardhmen. shte heret akoma. Shqiperia eshte toke e kontrasteve toke teper e vuajtur teper e ndryshme edhe pse eshte pjese e Evropes.


Keni takuar shqiptare te deshperuar keni diskutuar per keto gjera


Po une nuk kam deshperimin e atyre shqiptareve qe kam takuar. E kuptoj deshperimin qe vjen prej kesaj toke mund ta marre me mend nuk jam e verber. Por them prit eshte heret. Shikoni Evropen Perendimore.


shte dashur kohe qe gjerat qe te shkojne ne vendin e tyre. Era e konsumit dhe materializmit qe fryu pas luftes solli deshiren per ndryshim ndodhi 68-ta. Per te mberritur ketu ku eshte kjo pjese e Evropes njezet vjet nuk jane shume.


Sipas kesaj logjike e pranuat ftesen nga Festivali i Durresit edhe per te pare Shqiperine


Ah jo mua e vetmja gje qe me shtyn te udhetoj eshte kinemaja. Turizmin e urrej. Nuk kam blere kurre nje bilete avioni per turizem sepse turizmi eshte fals. Udhetim per mua do te thote te takoj njerez si ata qe e duan kinemane. Per mua kinemaja eshte nje cante e vogel shpine me te cilen mund te udhetosh kudo.


Ah po edhe librat por jo turizmi. Parisi eshte i mbushur me turiste e cfare dine ata per Parisin Asgje. Sepse te udhetosh do te thote te jetosh per nje kohe me dike me nje krijese njerezore jo me peizazhe.


Do kishim deshire te mos e harronim ne kete bisede Francois Truffaut-ne 1932 -1984 themeluesin e Vales se Re ne kinemane franceze njeriu qe ju e keni njohur nga fare afer.


Ai thoshte gjithnje on film quest-ce quon aime bejme film per ate cka dashurojme. Dhe kjo me ka lene shenje perfundimisht. Kjo me ka shtyre te besoj se dikush qe filmon dicka do te thote se e ka dashuruar ate qe ka filmuar. Nuk ka rendesi nese eshte fjala per dhunen pornografine per degjenerimin e grave burrave femijeve. Kinemaja eshte nje forme morali.


Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›