Kriza oferta e plote e PS. Rama me aleatet Gati per aksionin politik

TIRANE- Partite opozitare do te hartojne nje platforme te perbashket per aksionin e tyre politik. Vendimi eshte marre dje pas nje mbledhje te zhvilluar midis kryetarit te Partise Socialiste Edi Rama dhe aleateve te tij. Rreth ores 1800 te pasdites se djeshme ne nje lokal te njohur te kryeqytetit ne bulevardin Deshmoret e Kombit jane paraqitur kreret e partive opozitare. Ne kete takim ishte i pranishem kryetari i PS Edi Rama kryetari i PSD Skender Gjinushi kryetari i PDK Nard Ndoka kryetari i G99 Erion Veliaj kryetari i PBDNJ Vangjel Dule dhe kryetari i PLD Spartak Ngjesha. I vetmi qe nuk ndodhej ne kete takim ishte kryetari i Partise Demokracia Sociale i cili mungonte per shkak te nje angazhimi te tij jashte vendit.
Ne nje takim qe zgjati perreth 1 ore e 20 minuta kreret e opozites kane diskutuar se bashku per situaten aktuale politike. Nje vemendje e vecante i eshte kushtuar ceshtjes se transparences se zgjedhjeve te 28 qershorit. Burime nga kjo mbledhje bejne te ditur se mbi kete ceshtje eshte ofruar mbeshtetja e te gjithe aleateve per te vijuar aksionin opozitar dhe per te mos u terhequr ndaj kerkeses se hetimit te zgjedhjeve te fundit parlamentar. Ne lidhje me kete ceshtje ka qene vetem kryetari i Partise Socialiste Edi Rama i cili ka njohur aleatet e tij ne lidhje me zhvillimin e negociatave me Partine Demokratike. Kryesocialisti ka sqaruar gjithashtu edhe propozimet e bera prej tyre ne adrese te demokrateve.
Pasi kane degjuar zhvillimin e negociatave aleatet kane dhene idete e tyre mbi aksionin politik qe duhet te ndiqet per arritjen e transparences se zgjedhjeve. Brenda mbledhjes ka pasur edhe zera te cilet kerkonin rinisjen e protestave si mjeti i vetem per rikthimin e demokracise ne vend. Por ceshtja e protestave nuk eshte lene nje rrugezgjidhje e menjehershme por do te respektojne deri ne fund zhvillimin e negociatave me Partine Demokratike. Lidhur me kete ceshtje eshte rene dakord sic eshte bere e ditur publikisht edhe nga kryetari i selise roze qe te pritet deri sa te jepet qendrimi i fundit mbi ofertat e bera nga Partia Socialiste dhe mbi bazen e ketyre pergjigjeve do te varet aksioni politik i opozites.
Jashte vemendjes se tavolines se diskutimit midis krereve te partive politike opozitare ka qene dhe kriza ekonomike si dhe korrupsionin qeverises. Mesohet se ne kete takim eshte kritikuar ashper qeverisja e mazhorances dhe perfshirja e saj ne dhenien e koncesioneve te njerezve te lidhur me pushtetin. Te ndodhur ne keto kushte kreret e opozites kane rene dakord per miratimin e nje platforme te perbashket qe te rakordojne qendrimet e tyre politike ne te ardhmen. Ne nje mbledhje qe do te organizohet se shpejti lideret e opozites do te percaktojne se cfare aksioni do te ndermerret ne rast se nuk do te lejohet hetimi i zgjedhjeve te fundit parlamentare.
Pakti i PS per zgjidhjen e krizes
Dy dite me pare Gramoz Ruci pohoi ne Kuvend se socialistet e kane bere oferten e tyre te fundit per zgjidhjen e krizes dhe tashme nuk terhiqen me. Oferta eshte ne tryezen tuaj zoti Berisha duhet ta pranoni - pohoi Ruci. Nga ana e tij kryeministri u tregua i gatshem per te pranuar pikat e marreveshjes me perjashtim te asaj qe flet per ceshtjet zgjedhore. Shekulli boton sot te plote paktin e hartuar nga socialistet ku shpjegohen te gjitha pikat e hetimit te zgjedhjeve qe nisin nga parregullsite ne qendra votimi problemet ne numerim procesi i kartave te identitetit dhe pasaportave presioni i ushtruar ne administrate permes shkarkimeve dhe levizjeve etj.
MARRVESHJA E PLOT
Marreveshje kuader ndermjet Partise Demokratike dhe Partise Socialiste per zgjidhjen e krizes politike ne vend
Duke vleresuar rendesine e integrimit te Shqiperise ne Bashkimin Europian dhe rolin qe mund dhe duhet te luajne te gjitha forcat politike ne kete proces Duke vleresuar dhe respektuar Rezoluten Nr. 0282 date 8 korrik 2010 te Parlamentit Europian per Integrimin e Shqiperise dhe vecanerisht faktin se kjo Rezolute Shpreh shpresen se Qeveria Shqiptare dhe opozita e kuptojne mjaft qarte se kalimi i kundershtive perplasjeve aktuale politike eshte vendimtar per progresin e vendit drejt integrimit Europian dhe per vazhdimin e aspirates Europiane te Shqiperise rithekson konkluzionin e arritur ne mbledhjen e Keshillit te Puneve te Jashtme te 17 qershorit 2010 se eshte koha me e pershtatshme per te gjetur nje zgjidhje per krizat aktuale politike zgjidhje qe do ti rezistoje testit te kohes dhe se eshte pergjegjesia e Qeverise Shqiptare qe se bashku me opoziten te gjejne nje menyre te menjehershme dhe transparente ne respektim te plote te Kushtetutes Shqiptare zgjidhje dhe rruge perpara qe do te kerkohen nga vendi ne rrugen e tij ne Bashkimin Europian
Duke vleresuar faktin se shume prej reformave qe mundesojne integrimin europian te Shqiperise kane nevoje per konsensus politik mes gjithe forcave politike dhe nevojen qe secila prej tyre te lere menjane ne kete moment dallimet qe kane ne qendrimet dhe vleresimet politike per ceshtje te brendshme te ndryshme
Duke vleresuar rendesine e levizjes se lire te shqiptareve pa viza ne vendet e Bashkimit Europian jo vetem si nje e drejte e tyre por edhe si nje element me rendesi ne procesin e integrimit Europian te Shqiperise
Te bindur ne nevojen per te bashkuar perpjekjet tona per te kontribuar ne plotesimin e detyrimeve politike dhe teknike te vendosur nga BE si kushte per marrjen e vendimit per heqjen e vizave per qytetaret shqiptare qe duan te vizitojne keto vende
Duke mbajtur ne konsiderate qendrimet dhe vleresimet e seciles pale ne kete marreveshje ne lidhje me shkaqet dhe pasojat e kesaj situate politike
Duke pranuar dhe u angazhuar secila pale ne rendesine e verifikimit ne menyren me transparente ne perputhje me Kushtetuten dhe ligjin te problematikes se zgjedhjeve parlamentare te 28 qershorit 2009
Duke vleresuar dhe u angazhuar ne rendesine e transparences se zgjedhjeve si nje baze per zhvillimin ne te ardhmen te proceseve zgjedhore ne perputhje me te gjitha standardet nderkombetare dhe te pranimit te rezultatit te tyre nga te gjitha palet pjesemarrese ne zgjedhje
Duke konsideruar te detyrueshme per zbatim amendamentet e Rezolutes se PE per Integrimin e Shqiperise e vecanerisht amendamentin e saj 6 ku theksohet shprehimisht se ...marreveshja baze per ngritjen e nje komisioni parlamentar me qellim investigimin e zgjedhjeve parlamentare te 2009 - me Kryetar dhe shumicen e anetareve te zgjedhur nga opozita dhe me nje mandat per te investiguar materialet zgjedhore - duhet te vihet ne jete sa me shpejt te jete e mundur dhe se ...ky komision investigues duhet te paraqese konkluzionet e tij ne nje kohe te tille qe te lejoje parlamentin te adoptoje nje legjislacion te ri shume kohe para zgjedhjeve te ardhshme lokale dhe rajonale bazuar mbi konkluzionet e komisionit dhe propozimet e bera nga OSBE/ODIHR
Me qellimin e perbashket per ti dhene fund situates se renduar politike te momentit dhe krizes se funksionimit te institucioneve
Partia Demokratike PD dhe Partia Socialiste PS bien dakord per sa me poshte vijon
I. Te miratojne konsensualisht - menjehere me nenshkrimin e kesaj marreveshje - nje rezolute te perbashket te Kuvendit te Shqiperise Per mbeshtetjen e procesit te integrimit te Shqiperise ne Bashkimin Europian sipas tekstit bashkelidhur.
II. Angazhohen per nje zgjidhje sa me te shpejte per krizen politike lidhur me transparencen e procesit zgjedhor te zgjedhjeve parlamentare te 2009 permes zbatimit te hapave te meposhtme
3.1. Ngritjen e menjehershme te Komisionit Hetimor Parlamentar me mbeshtetjen e te gjitha forcave politike parlamentare me qellim hetimin e parregullsive dhe shkeljeve te ligjit zgjedhor gjate zhvillimit te zgjedhjeve parlamentare te 28 qershorit 2009 - jo per efekt te ndryshimit te rezultatit po per efekt te nxjerrjes se problemeve e pergjegjesive ne zbatimin e ligjit gjate procesit zgjedhor - duke respektuar plotesisht hapat dhe garancite e pershkruara ne menyre te plote ne kete marreveshje. Veprimtaria e ketij komisioni do te shtrihet ne nje afat kohor prej 4 muajsh. Bashkelidhur drafti i projektvendimit perkates.
Opsion shtese 1
Miratimi ne Kuvend me procedure te pershpejtuar te ndryshimeve ne ligjin Nr. 8891 date 02.05.2002 Per organizimin dhe funksionimin e komisioneve hetimore te Kuvendit te Shqiperise duke sanksionuar drejten e opozites se radhes qe me shumice dhe kryesim ne komisionin hetimor parlamentar te hetoje zgjedhjet e pergjithshme dhe vendore per efekt transparence permiresimi legjislativ dhe kontrolli mbi institucionet zgjedhore.
Opsion shtese 2
Miratimi i nje amendamenti ne ligjin Nr. 8891 date 02.05.2002 Per organizimin dhe funksionimin e komisioneve hetimore te Kuvendit te Shqiperise duke sanksionuar te drejten e opozites qe te kete shumicen ne perberjen e komisionit hetimor parlamentar per zgjedhjet e vitit 2009.
3.2. Hetimin nga Komisioni Hetimor Parlamentar i aspekteve te procesit zgjedhor te identifikuara si problematike ne raportin e OSBE/ODIHR-it dhe te vezhguesve te subjekteve politike pa asnje perjashtim paraprak nga palet.
Hetimi do te perfshije ne objektin e tij ceshtjet kryesore te meposhtme
i. hetimi i akuzave dhe dyshimeve publike te bazuara te ngritura nga partite politike si dhe vezhguesit vendas e nderkombetare per zbatimin e legjislacionit ne lidhje me procesin zgjedhor
ii. hetimi i dyshimeve dhe akuzave te ngritura nga partite politike si dhe vezhguesit vendas e nderkombetare per proces te parregullt votimi ne qendrat e votimit
iii. hetimin e pretendimeve per parregullsi dhe shkeljeje te ligjit gjate procesit te numerimit te votave si dhe rolin dhe vendimmarrjen e KZAZ- ve dhe KQZ-se ne kete proces
iv. hetimin e dyshimeve dhe akuzave ne lidhje me shkeljet e kritereve ligjore ne caktimin e zonave te qendrave te votimit si dhe perpilimin e listave te zgjedhesve sipas qendrave te votimit
v. hetimin e kritereve dhe procedurave te ndjekura nga Ministria e Brendshme ne fshirjen e dublikimeve te te dhenave ne baze te regjistrit te gjendjes civile si dhe procedurat e ndjekura ne gjenerimin e te dhenave per efekt te ndarjes se mandateve per cdo zone zgjedhore
vi. hetimi i akuzave dhe dyshimeve publike te bazuara te ngritura nga partite politike dhe/ose dhe vezhguesit vendas e nderkombetare per zbatimin e legjislacionit ne lidhje me menyren dhe kriteret e zbatuara nga komisionet zgjedhore perfshire edhe KQZ ne caktimin e Qendrave te Votimit ne ambiente private
vii. hetimin e dyshimeve dhe akuzave ne lidhje me shkeljet e kritereve ligjore lidhur me procedurat e aplikimit te prodhimit dhe shperndarjes se leternjoftimeve dhe pasaportave biometrike per periudhen prej fillimit te aplikimit deri me 28 qershor 2009
viii. hetimin e veprimtarise te administrates se KQZ ne lidhje me deshtimin apo mangesite e shfaqura ne perdorimin e teknologjise mbeshtetese se monitorimit ne procesin e numerimit te votave
ix. hetimi i akuzave publike per perdorim te mjeteve publike si dhe te administrates publike te cdo niveli ne favor te subjekteve te caktuara zgjedhore
x. hetimi i akuzave per presione te ushtruara per largim transferim apo ulje ne detyre te punonjesve ne administraten qendrore lokale apo te cdo enti publik per shkaqe qe lidhen me fushaten zgjedhore te kryera gjate periudhes 29 maj - 28 qershor 2009 si dhe periudhen vijuese pas saj
xi. hetimin e rasteve te dhenies ne kundershtim me ligjin te lejeve te perkohshme per personat e denuar apo duke vuajtur masen e sigurise arrest me burg nga administrata e burgjeve gjate periudhes 29 maj - 28 qershor 2009
xii. cdo shkelje tjeter qe lidhet me procesin zgjedhor dhe qe do te rezultoje gjate hetimit.
3.3. Mjetet e hetimit te ketij komisioni do te perfshijne keqyrjen e menjehershme te materialeve zgjedhore ne perputhje me objektin e ketij komisioni hetimor dhe ceshtjet e identifikuara ne planin hetimor qe do te miratoje komisioni.
3.4. Per sa i perket kutive te fleteve te votimit komisioni do te kerkoje brenda 10 diteve detyrimisht opinionin e Komisionit te Venecias KV per kushtetutshmerine e aksesit te dokumentacionit ne keto kuti ne funksion te hetimit si dhe metodologjine dhe gjeresine e aksesit me qellim hetimin e mangesive ne procesin e numerimit te votave duke perjashtuar ne cdo rast hetimin e plote te ZAZ te vecanta me qellim shmangien e cdo diskutimi ne lidhje me tabelat e rezultateve zgjedhore perfundimtare qe kane miratuar KZAZ perkatese.
Opinioni i Komisionit te Venecias do te kerkohet ne nje prej ketyre varianteve
Varianti a nepermjet nje kerkese te Komisionit Hetimor Parlamentar per Kryetarin e Kuvendit i cili ngarkohet tia percjelle kerkesen KV
Varianti b nepermjet nje kerkese te Komisionit Hetimor Parlamentar per Presidentin e Republikes te cilit i kerkohet tia percjelle kerkesen KV
Varianti c nepermjet nje kerkese te Komisionit Hetimor Parlamentar per Sekretarin e Pergjithshem te KiE-se duke i kerkuar percjelljen e kerkeses ne KV konform te angazhimit te bere nga ana e Presidences se KiE
Varianti d nepermjet nje kerkese ne Gjykaten Kushtetuese te paraqitur sipas Kushtetutes duke i kerkuar qe tia percjell kerkesen per opinion ne KV brenda 10 diteve dhe nese kjo nuk pranohet prej GJK te obligohet Kuvendi i Shqiperise per tia percjelle brenda 7 ditesh kete kerkese KV.
Varianti alternativ per piken 3.4.
Palet bien dakord qe te vazhdojne te negociojne per te gjetur zgjidhjen ligjore te pershtatshme konform ligjit lidhur me kutite e fleteve te votimit.
3.5. KQZ eshte e detyruar te vazhdoje te ruaje dhe te administroje te gjitha kutite e votimit deri ne perfundim te vendimmarrjes se Komisionit te Venecias vendimmarrje te cilen palet obligohen ta respektojne ne menyre te njejte pavaresisht qendrimit perkates.
3.6. Institucionet shteterore KQZ Ministria e Brendshme Ministria e Drejtesise Ministria e Financave Institucioneve te tyre te varesise apo cdo institucion tjeter i perfshire ne kete proces detyrohen te bashkepunojne dhe japin informacion apo cdo te dhene zyrtare qe ndihmon hetimin brenda 7 diteve nga dita e kerkeses te formuluar nga ana e KHP.
3.7. Mos kufizimin paraprakisht dhe permes votes bllokuese te shumices te se drejtes se Komisionit te Posacem Hetimor per te marre vendime ne perputhje me objektin e hetimit dhe ne frymen e ligjit.
3.8. Adresimin e perfundimeve te hetimit te kryer nga Komisioni i Posacem parlamentar tek organet kompetente dhe Komisionin bipartizan te Reformes Zgjedhore me qellim reflektimin e tyre ne ndryshimet e ardhshme ne Kodin Zgjedhor apo ligje te tjera qe lidhen me procesin zgjedhor.
3.9. Palet pranojne asistencen ligjore dhe monitorimin e gjithe veprimtarise se Komisionit Hetimor Parlamentar nga nje ose disa perfaqesues te caktuar bashkerisht nga Delegacioni i Komisionit Europian dhe nga Prezenca e OSBE/ODHIR-it ne Tirane.
III. Angazhohen per nje reforme te plote elektorale duke konsideruar rekomandimet e Raportit te OSBE/ODHIR-it dhe gjetjet e Komisionit Hetimor Parlamentar permes ngritjes dhe funksionimit te Komisioni te posacem parlamentar bipartizan per reformen zgjedhore. Ky komision te filloje nga funksionimi menjehere me perfundimin e Komisionit Hetimor Parlamentar duke siguruar asistencen teknike te eksperteve te OSBE/ODIHR-it.
Partia Demokratike PD Partia Socialiste PS
Tirane me.07.2010