Pasaportat e Valeri Dyrzi-Tarasovit
Ekspozita e piktorit Valeri Dyrzi-Tarasov 10-30 shtator hap sezonin artistik te vjeshtes ne Galerine Kombetare te Arteve. 31 pune prezantohen ne sallen e re te rikonstruktuar nje hapesire me e madhe me sistem te ri ndricimi.
Ekspozita e Tarasovit ndahet ne dy cikle Pass-Port perfshin 20 kompozime dhe Habitat Dis Habitat 11 kompozime. Ne ciklin e pare Tarasov e fton shikuesin te reflektoje per realitetin e atyre qe u mohohet levizja e lire.
Te Habitat Dis Habitat piktori merret me figuren e artistit dhe marredhenien me mjedisin ku jeton dhe punon. Nuk eshte rastesore tematika qe Valeri Dyrzi-Tarasov rrok ne kete ekspozite. Lejekalimet dhe problemin e ambientimit me nje vend tjeter ai e ka perjetuar personalisht vite me pare. Sot jeton dhe punon ne Itali ku gjeti strehim politik. Dyrzi-Tarasov eshte piktor autodidakt. Ka ekspozuar ne Itali France Rusi Hungari.