Pato mban kontakte me Leonardon

Sulmuesi i Milanit, Alexandre Pato, ka pranuar se ai mban ende kontakte me trajnerin e Interit, Leonardo, i cili ishte edhe kryesuesi në transferimin e Patos në Milanello nga Internacional.
“Kanë mbetur edhe shumë ditë para 2 prillit. Nyja ime është më mirë. Shpresoj të luaj ndaj Interit”.
“Tifozët duhet të jenë të qetë. Ne jemi ende në krye para Interit. Unë ende komunikojë me Leonardon. Ai ishte shumë i rëndësishëm për mua dhe ne mbajmë ende kontakte”, ka thënë Pato.