E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fansat e Batman-it nuk duan Affleck-un

Fansat janë të pakënaqur me studion Warner Bros që ka zgjedhur aktorin Ben Affleck për të interpretuar Batmanin e ri.

Shumë kritika janë shprehur dhe shumë polemika kanë shpërthyer online. Gjithashtu janë nënshkruar dy peticione ku kërkohet gjetja e një aktori tjetër.

“Aftësitë e tij interpretuese nuk janë në nivelin e personazhit Bruce Wayne. Nuk ka brumin për të luajtur rolin e Batmanit. Affleck ka qenë i tmerrshëm në rolin e Daredevil dhe nuk bën për filma aksion. Ju lutemi, gjeni dikë tjetër”, shkruhet në një nga peticionet,tarnsmeton TCH.

Debutimi i Ben Affleck si Batman do të jetë në vitin 2015, në një film ku do të interpretojë edhe Henry Cavill si Superman./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›