Lidhja e Rita Orës në krizë

Sipas disa zërave që po qarkullojnë së fundmi, lidhja e Rita Orës dhe Dj. Calvin Harris nuk po funksionon edhe aq mirë.
Çifti i cili lidhjen e bëri publike vetëm pak muaj më parë, për shkak të angazhimeve të shumta të cilat në të shumtën e rasteve nuk janë të përbashkëta, po e kanë të vështirë të gjejnë kohë për njëri tjetrin.
"Ata të dy kanë agjenda shumë të ngjeshura kështu që lidhja e tyre nuk është edhe aq e përshtatshme sa ata do të dëshironin.
Calvin ka një rezidencë në Las Vegas dhe punon shumë në Ibiza, teksa Rita banon në Londër por gjatë tërë kohës udhëton për në Los Angelos”, ka bërë të ditur një burim./Indeksonline/