"Hyrem", 20.000 euro gjobë për mbipeshë

Aktorja e njohur turke Meryem Uzerli, apo e njohur si sulltanesha Hyrem te seriali “Sulejmani i Madhërishëm”, është një nga aktoret më të paguara të ekranit në rajon.
Ky rol e ka sjellë atë në majat e popullaritetit dhe kështu disa javë më herët ajo ka pasur një pauzë në xhirimet e serialit dhe Meryem ka kaluar disa ditë pushimi te familja e saj në Gjermani. Për kohën sa ka qëndruar në shtëpinë e saj, e ëma i ka përgatitur ushqime e brumëra, të cilat i kanë shtuar Hurremit disa kilogramë më tepër, që më pas i kanë sjellë shumë probleme aktores së njohur.
Kjo sepse gjatë nënshkrimit të kontratës për serialin, ka qenë e ndaluar rritja e kilogramëve, dhe për këtë shtim të kilogramëve Hurrem ka paguar rreth 20 mijë euro gjobë, transmetojnë mediat shqiptare. Pasi ka paguar gjobën, për të larguar kilogramët e tepërt aktorja ka nisur një dietë, të cilën e ka quajtur “Dieta e Hurremit” dhe për dy muaj ka larguar mbi 8 kilogramë. /Indeksonline/