E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fansi fyen Guy Ritchie per divorcin nga Madonna

Divorci i Madonna me Guy Ritchie ka lene jo pak fansa te zhgenjyer.

Nje prej adhuruesve te kengetares eshte nxjerre jashte nje pub-i ne Londer, pasi kishte share dhe fyer regjisorin per divorcin.

40-vjecari ishte duke pire me miqte e tij, kur personi kishte mberritur me nje grup miqsh dhe kishte nisur trazirat. Policia e largoi me pas dhe e mori ne pyetje.

Regjisori, qe po punon per realizimin e filmit te tij te ri, “Sherlock Holmes”, u largua nga pub-i ne mesnate.

Ndaj personit qe shkaktoi zenken nuk eshte ngritur ndonje akuze.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›