Faqezinjtë e Aleancës Kuqezi nisen për vizitë zyrtare në Uashington
Një delegacion i Aleancës Kuqezi, i kryesuar nga Kreshnik Spahiu, u nis sot për një vizitë zyrtare në Uashington, njofton zyra e shtypit të kësaj aleance. Delegacioni do të pritet në Departamentin e Shtetit dhe do të ketë takime në Dhomën e Përfaqësuesve dhe në Senatin e Kongresit Amerikan, si dhe në disa institucione të tjera. Përveç Spahiut në delegacion marrin pjesë edhe disa drejtues të tjerë të Aleancës Kuqezi.
Kjo vizitë zyrtare e Aleancës Kuqezi, vjen fill pas dorëheqjes së Spahiut prej postit të Nën-Kryetarit të KLD-së dhe deklarimit zyrtar si udhëheqës i aleancës. Siç kemi njoftuar në një lajm të mëparshëm (http://www.respublica.al/artikuj/2012/2/10/rrethimi-amerikan-ndaj-berishes-edhe-spahiu-mbeshtet-nga-uashingtoni), Saphiu pati para 10 ditësh një takim të gjatë publik me ambasadorin amerikan, i cili ishte i shoqëruar me disa punonjës të tjerë të ambasadës. Takimi u bë në një lokal të njohur në qendër të Tiranës.
A është kjo vizitë zyrtare e Spahiut në Uashington një karshillëk i këtij të fundit ndaj komisionit të Berishës për shkarkimin e Spahiut? Berisha i ka quajtur kuqezinjtë “faqezinj”
E.Zaloshnja