MPJ: Referendumi në veri të Kosovës, i paligjshëm
Ministria e Jashtme shqiptare ka reaguar sot në lidhje me mbajtjen e referendumit në veri të Kosovës duke e cilësuar atë si të paligjshëm. Në një deklaratë për shtyp MPJ-së thekson se po ndjek me vemendje zhvillimet në veri të Kosovës dhe shpreh shqetësimin për mbajtjen e referendumit, të organizuar nga strukturat paralele serbe dhe të frymëzuara nga Beogradi.
“Ndonëse i paligjshëm dhe pa efekte juridike, ky referendum nuk i shërben aspak interesit të komuniteteve etnike për t`u integruar plotësisht në jetën sociale, ekonomike e politike të shoqërisë së Republikës së Kosovës” thuhet në deklaratën e MPJ-së.
Ministria thekson se mbajtja e këtij referendumi nuk i shërben as klimës së dialogut Kosovë-Serbi I cili është një proces i domosdoshëm për të zgjidhur çështje të rëndësishme për qytetarët e Kosovës e Serbisë, dhe tregues cilësor i maturisë së tyre në procesin e integrimit Evropian.