E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama në Librazhd për të shpërndarë ndihma: Shpikja e Berishës, të mësojmë kinezçe për të shpëtuar!

Share

Kreu i PS-së, Edi Rama, ka reaguar në lidhje me deklaratat e kryeministrit Berisha në mbledhjen e qeverisë, ku nuk ka thënë asnjë fjalë për emergjencën e krijuar si pasojë e reshjeve të borës.

Sipas Ramës, teksa Shqipëria është në një situatë kritike, Berisha thotë që shqiptarët duhet të mësojnë kinezçe.

Të mësojmë kinezçe për të shpëtuar! Shpikja e sotme e kryeministrit gjatë krehjes para televizioneve, teksa Shqipëria digjet nën dëborë, tha Rama.

Kreu i opozitës ka shkuar sot në Librazhd, për të shpërndarë ndihma bashkë me socialistët e tjerë, ndërsa nesër ka paralajmëruar se do të jetë në veri.

Sot me kryetarë socialistë bashkish për të çuar ndihma në zonat e izoluara të Librazhdit. Nesër në zonat veriore me të tjerë kryebashkiakë, ka thënë Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›