E Shtunë, 31 Tetor 2026

18 vjeçari shqiptar plagoset në Siri

Në luftimet që zhvillohen në Siri, ka të paktën 30 shqiptarë nga Maqedonia, nga të cilët shumica ose reth 70% e tyre janë nga Shkupi, nga komuna e Çairit, nga Buteli, nga rruga “Dizhonska” dhe “Serava”, shkuran e përditshmja “Dnevnik”.

Imer Nimetullai është shqiptari i tretë nga Maqedonia që vdes në Siri. Saktësisht 10 ditë më herët humbi jetën Sami Abdullahu, i cili ishte nga Gazi Baba e Shkupit, ndërsa para tij u vra edhe Rasim Zeqiri nga fshati Velovishtë i Gostivarit. Të tre viktimat deri tek grupat radikale islamike u kyçën nga shtete tjera. Abdullahu dhe Nimetulla shkuan nga Bremeni dhe Berlini i Gjermanisë për në Siri, ndërsa Zeqiri nga Austria. Ishte e ditur që ata vetëm ishin të kyçur në organizata të ndryshme Islamike. Por ende nuk dihet në çfarë rethanash me kohën ndryshuan pikëpamjet dhe mënyrën e praktikimit të fesë tradicionale islame të shqiptarëve të Maqedonisë. Në vendet e Evropës perëndimore egzistojnë mbi 70 organizata ose qendra islame pas së cilave vjen edhe Komuniteti fetarë islam nga Maqedonia, e cila atje dërgon zyrtarë (imam) të cilët plotësojnë rite të ndryshme fetare. Në incidentin ku u vra Nimetulla u plagos edhe djali i tij 18-vjeçarë, të cilët së bashku shkuan në Siri para vetëm 2-3 javëve.

Interesant është fakti që Imeri ishte i martuar me një grua kineze e cila më pas u konvertua në islam. Ajo në shumë raste është vërrejtur në fshat, kokën e mbante zakonisht të mbuluar me shami që njihet si mbulesë tradicionale islame, por jo edhe me veshje tjetër tradicionale islame përveç shamisë ./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›