E Shtunë, 31 Tetor 2026

Faruk Sejdini, rikthehet tek “Dinamo”

Faruk Sejdini, një trajner me emër në futbollin shqiptar, rikthehet në skuadrën e “Dinamos”. Ai është zgjedhur trajneri i ri i kësaj skuadre. Zv/presidenti i Dinamos, Avni Braçe ka konfirmuar lajmin e përzgjedhjes së trajnerit të ri për këtë ekip.

Sejdini rikthehet tek “Dinamo”, pas disa kohësh shkëputje dhe e ka drejtuar atë për disa kohë, kur edhe u shpall kampione e Shqipërisë. Ish-tekniku legjendar i Dinamos, ka shpenzuar mbi 45 vjet të jetës së tij në klubin blu, nga viti 1966.
 

Sejdini në këtë post zëvendëson Artan Mërgjyshin. Ndeshja e parë për trajnerin e ri të Dinamos do të jetë ditën e dielë, kur kjo skuadër do të luajë kundër Apolonisë.
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›