Totenhem, insiston tek Huntelar

Skuadra angleze, Totenhem insiston që në klub të sjellë një sulmues të klasës së lartë. Mediat britanike raportojnë se menaxheri i “Spurs”, Hari Redkanp është duke e vëzhguar sulmuesin e Shalke 04, holandezin Klas Jan Huntelar.
Ish-sulmuesi i Milanit është duke kaluar një periudhë të mirë te gjermanët e Shalkes, dhe pak është e besueshme se ai mund të ikën nga skuadra gjermane. Raportohet se kartoni i sulmuesit holandez kap shifrën rreth 15 milionë euro.