Di Paloa: Dhuna dëshmon nevojën për NATO-n
Komiteti Ushtarak i NATO-s, i udhëhequr nga admirali Gianpaulo Di Paola, ka vizituar sot Kosovën, ku është pritur nga komandanti i KFOR-it, Erhard Byler.
Në Shtabin e Përgjithshëm të KFOR-it, delegacioni i NATO-s u takua me kryeministrin Hashim Thaçi dhe ministrin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Agim Çeku.
Admirali Di Paola ka shprehur mirënjohjen e tij për punën e bërë nga KFOR-i dhe FSK-ja, duke nënvizuar nevojën për "bashkëpunim të mëtejshëm të të gjithë aktorëve në terren".
“Shfaqja e dhunës dëshmon nevojën për NATO-në dhe partnerët që të qëndrojnë në rajon, për t`u garantuar njerëzve të Kosovës një ambient paqësor dhe të qetë, liri të lëvizjes dhe siguri", tha, ndër të tjera, Di Paola.