E Enjte, 5 Nëntor 2026

Fasha prej 800 kWh/ ERE nis diskutimet, opozita kundërshton rritjen

Vendimi i qeverisë për vendosjen e fashës, sipas së cilës kushdo që do të harxhojë më tepër se 800 këH energji do ta paguajë atë me çmimin e tregut, ka sjellë një sërë reagimesh nga qytetarët dhe bizneset.

Sot Bordi Rregullator i Energjisë Elektrike ka nisur diskutimet.

Furnizuesi i Shërbimit Universal, ka aplikuar në ERE në datë 20 shtator për vendosjen e fashës prej 800 KWh dhe çmimin për konsumin mujor mbi këtë nivel për konsumatorët familjarë.

Kërkesa e FSHU bazohet mbi vendimin e Asamblesë së Përgjithshme të Aksionerëve të KESH të cilët kanë përcaktuar që çmimi për konsumin mbi 800 KWh/muaj për konsumatorët familjarë të jetë 34.3 lekë/këh.

FSHU raporton një rritje në kostot e blerjes nga KESH të energjisë elektrike, për familjaret për konsumin mbi 800 kWh/në muaj, me 1.8 miliardë leke, rreth 15.6 milione Euro, për shkak të vendimit të Asamblesë së aksionerëve për rritjen e çmimit nga 2.6 në 34.3 lekë/kWh.

Lidhur me këtë kërkesë, dy deputetët e PD, Flamur Hoxha dhe Jorida Tabaku, të pranishëm në mbledhjen e ERE kanë kundërshtuar, duke thënë se do të goditeshin drejtpërdrejtë qytetarët shqiptarë.

Sipas tyre është jo normale që vendosja e fashës të bëhet në një periudhë kur ëne Shqipëri rriten rezervat hidrike dhe për pasojë edhe prodhimi i energjisë elektrike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›