E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fasllia: Fermerët do të përfitojnë nga TVSH gjatë muajit maj

Fermerët do të mund të përfitojnë nga rimbursimi i TVSH-së për imputet bujqësore gjatë muajit maj.

Pas votimit të këtij projektligji zv.ministri i Bujqësisë, Ndoc Fasllia, shpjegon se ky ligj synon që tu vijë në ndihmë fermerëve shqiptarëve. Sipas Fasllisë nga ky rimbursim përfitojnë vetëm ata fermerë që do të blejnë imputet e nevojshme bujqësore në tregtarë të njohur ligjërisht dhe duhet që të paisen me faturat përkatëse.

Problem kryesor në këtë ndryshim mbetet buxheti që duhet vënë në dispozicion nga financat për dhënien e TVSH-së, para që mund të shkojnë afro 3 miliard lekë dhe nuk janë parashikuar në buxhetin e këtij viti.

Sipas Ministrisë së Bujqësisë,  tashmë do të hartohen udhëzimet se cilat do të jenë imputet bujqësore që do të përfitojnë nga kjo skemë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›