E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fat i trashëgueshëm

Share

Nga Klodi Leka

Pos Dino Buzatit, Mbretit Xhejmsi te 2-te Skocise, Princit Eugjen te Savojes, Mbretereshes Frederika Luiza te Prusise dhe nje morie shkrimtaresh dhe aristokratesh te ndryshem qe i dhane nje shtylle kurriozore Europes dhe civilizimit te saj kane ditelindjen dhe dy tirane, trashegimtaret e nje sistemi te perbashket por te ndryshem ne fasade, ne term dhe ngjyrime.

Eshte ditelindja e Komandantit ose Diktatorit Hoxha, dhe ne kete dite sublime per stalinistet dhe idhujtaret e tij kryhen homazhe nderi ne varrin e padenje per nje udheheqes katerdekadesh, por pak rendesi ka,sepse asgje ne asnje moment nuk do ti ndale idhujtaret e Guruse staliniste te leshojne lirizma dhe elegji dashurie e malli per udheheqesin e tyre te lavdishem.

Lule artificiale te paaroma,qendrimet heroike dhe tonet e ngjeshura te se folurit, kostumet e tritalta ne skajet e se cilave koklaviten dekorata dhe pulla atdheudashurie, disa flamunje te kuq e disa me draper dhe cekan, kuje per Ramizin, kjo eshte panorama e pensionisteve dhe nostalgjikeve te se shkuares, celulat e fundme Hoxhiste te udhehequra nga pyka Milloshi.

Ah se desh harrova,dhe zonja (e veja) e Hoxhes do jete aty,e veshur me te zeza si gjithmone,dhe syte e medhenj qe dalin ne pah nga syzlyket e kahmotshem.

Ndersa Tiranosauri tjeter eshte kryeministri ekzistent Berisha,ish komunisti i shnderruar ne nje nga antikomunistet me te eger te Europes.

Kohet e fundit po kalon nje krize te rende paranoje,te ngjashme me ate te Hoxhes,paranoje e mundimshme qe doli ne pah me 21 Janar,kur makthet e tij me te frikshme dhe dashuria e skajshme per pushtetin e lane ne udhe,te thonte merrezira nga me te ndryshmet.

Po ashtu,shfaq dhe flirte qesharake dashurie karshi Bashkimit Europian,si shenje e nje vellazeri ekuivalente me ate te Bashkimit Sovjetik por dhe refuzimi i dashurise se madhe po ndikon negativisht ne prishjen e ktyre lidhjeve dhe ka mundesi qe te hedhe syte tej,pasi revizionistet dhe antieuropianet europiane ne bashkepunim me celulat antieuropiane te Tiranes po e ndeshkojne ate…Me ndoshta, por nuk eshte gje tjeter pos fantazise se tij.

Dhe endrrat me puciste tashme jane shnderruar ne zgjendrra te tmerrshme per te, sic u kthyen per Hoxhen.

Gjithe kjo marri e mbjelle tek ky individ,mos eshte shenje paralajmeruese se eshte ne fillin e fundit te tij?!

Ndoshta, dhe nuk ja uroj, por ngjashmerit me fundin e Hoxhes nuk jane koicidenca sesa nje fat i perbashket..

Po shqiptaret, sa kane ndryshuar kta 60 vitet e fundit?

Fare! Po ai gen veteshkaterrues, heshtja kolektive, ardhja ne pushtet e Heronjve,njeri me te drejte i rezistences antifashiste dhe tjetri pa te drejte i nje armiku inekzistent qe vrau veten sesa e vrane.

Dhe po ai kult i individit qe mbahej ne kembe nga provinca te ndryshme besnikesh,qe shtiente ne krahinizma mes tyre shqiptaret duke ngjallur paksa ndjenja urrejtjeje .

Ne ndryshim nga Hoxha, njeriu komunist, ai punetori dhe i ndershmi dhe njeriu kapitalist, ai i papuni dhe i nginjuri ne kurriz te tjetrit nuk jane te njejte, ndoshta jo si fasade,sepse nuk ka me pionere qe kendojne hymne gjithe krenari per ditelindjen e Xhaxhit a dite kombetare pushimi, por sot kemi internomaniake qe krijojn me qindra faqe fejsbuku ne nder te nderit te kombit dhe ne moshen 18 vjeqare si idhull nuk kane Xhon Lenonin, Che Guevaren a Bob Marlein, por Guru shpirterore kane te mocmin Berisha…

Sa keq, sepse ne diktature te detyronin te kendoje per te, ndersa sot gjithcka eshte ne saj te deshires per ay-n.

Sot Berisha nuk ka pse te urdheroje dite kombetare pushimi, sepse te gjithe pushojne nga papunesia…

Ne diktature e gjithe besnieria jote ndaj udheheqesit shprehej me ane te nje shamie te kuqe te vene rreth qafes ndersa sot, mer hunjte, flamunjte, pankartat, aforizmen Liri Demokraci, dy gishtat si kerrabe te shtrembert kopace, dhe te duhet te kuisesh sharje nga me te ndyrat per kundershtaret.

Pra jemi po te njetet, me te njejten mendesi, me te njejten menyre te menduari,sepse specia PanAlbanicus nuk ndryshon kurre nga evoluimi modern, por kthehet sistematikisht drejt origjines, drejt majmunizmit.

Po Shqiperia?

Me e shkaterruar se kurre! Atdheu i enderruar nga cdo diktator dhe me masen prej kukullash qe perdoren me lehte se disa vogelushe nga provincat e uritura te Afrikes.

Se ne nuk kemi aq herdhe dhe pse mbahemi si popull heroik,per ti varur prej herdhesh kta provinciale qe na shtypin dhe shperdorojne sistematikisht vullnetin tone si sovran.

Dhe si ne asnje shtet tjeter,diktatoret ktu nuk vdesin nga kryengritjet,nuk vdesin nga atentatet, nga rebelimet e masave te shtypura apo nga largimet ne menyra demokratike,por vdesin nga pleqeria….

Enveri iku ne moshen 75 vjeqare, Ramizi ne moshen 86 vjeqare ndersa Saliu, ndoshta nga 112 vjeteshi….

Shkurt, edhe 30 vjet pension zoti kryeminister, qe te arrish 100….

Marsh nga ditet tona! (Ne pamundesi per te marre nga ditet tuaja)

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›