E Diel, 1 Nëntor 2026

Një plan për Pakistanin/Të tregohemi realistë për mundësitë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Azinë Jugore

16-10-2011 / Nga Christophe Jaffrelot (Foreign Affairs)

Pakësimi apo shtimi i ndihmave civile dhe ushtarake të Shteteve të Bashkuara të Amerikës nuk do ta ndryshojë politikën e Islamabadit dhe Uashingtoni duhet të mos presë më. Sidoqoftë, I duhet të mbetet I angazhuar, për hir të interesave të mëdha strategjike rajonale


Më 22 shtator, admirali Michael Mullen u shpreh se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kishin “një dëshmi të besueshme” që Shërbimi Inteligjent Pakistanez drejtpërdrejt përkrah rrjetin e Hakanit. Ishte hera e parë që një nivel i tillë zyrtari publikisht shkaktoi një lojë të dyfishtë në Pakistan. Shumë analistë e interpretuan fjalimin si një paralajmërim që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kishin qëllim të rivlerësonin bashkëpjesëmarrjen me Pakistanin. Në një intervistë të dhënë në një radio pak ditë më parë, presidenti Barack Obama deklaroi se politika e Shteteve të Bashkuara të Amerikës nuk ka për të ndryshuar shumë lidhur me këtë qëndrim. Lidhur me marrëdhëniet midis ISI dhe grupeve terroriste, ai u shpreh “nuk është aq e qartë sa duhet”. Vendimi për të zgjedhur vazhdimësinë është bazuar në pak synime rajonale strategjike dhe supozime, lidhur me dinamikën e brendshme në Pakistan. Administrata mblodhi të dhëna lidhur me bashkëpunimin e inteligjencës dhe u arrit arrestimi i liderëve të rëndësishëm terroristë. Mjaft nga arritjet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës u bënë të mundura falë ndihmës së Pakistanit (ky bashkëpunim çoi në kapjen e Khalid Sheikh Mohammed më 2003, një prej togerëve të Osama bin Ladenit dhe arkitekti i 11 shtatorit). Ndërkaq, numri i goditjeve të terrorizmit në Pakistan është rritur në 9, nga viti 2004 deri më 2007, në 33 më 2008, 53 më 2009, 118 më 2010 dhe 57 gjatë 8 muajve të këtij viti. Sipas Peter Bergen dhe Katherine Tiedemann, këto goditje “vranë 1435-2283 njerëz, nga të cilët 1145 dhe 1822 u përshkruan si ushtarakë”. Në publik, ushtria pakistaneze ankohet se sulmet prishën sovranitetin kombëtar, por siç është bërë evidente nga kabllogramet e Wikileaks, të gjitha goditjet ishin të dobishme, sepse i kursyen dhimbjen që do vinte nga shpërndarja e trupave në ndonjë terren të vështirë në tokë. Administrata ka treguar se nuk mund të luftojë në Afganistan pa ndihmën e Pakistanit, për të siguruar mjetet për shpërndarjen e trupave ushtarake dhe jo ushtarake atje. Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë t’i kërkojnë Pakistanit të bëjnë “më shumë”, por nuk e detyrojnë dot të veprojë ashtu. Sjellja e Pakistanit ka shumë të ngjarë të mbetet e njëjta dhe për shumë kohë. Uashingtoni shpesh është përpjekur ta bindë Pekinin të ushtrojë presion mbi Islamabadin. Tetorin që shkoi, diplomatët kinezë i treguan homologut të tyre amerikan se “Pakistani është Izraeli ynë”. Me këtë donin të thoshin se keq apo mirë, do ta mbështesnin atë. Për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përfshirja e Kinës e ndërlikon ekuilibrin rajonal të pushtetit dhe rrezikut duke e shndërruar Pakistanin në një tjetër Kore të Veriut, në orbitën e vëllait të madh kinez. Por faktori Kinë është shumë më i ndërlikuar sa duket. Pekini është padyshim miku i madh në të mirë e në të keq i Pakistanit. Nuk ka gjasa që Kina të jetë përgatitur ta përkrahë financiarisht, ashtu siç po bën Amerika. Më 2008 kur Islamabadi pothuajse falimentoi, Pekini refuzoi ta nxirrte nga balta. Kohët e fundit, Kina i ka ndërprerë ndihmat për një projekt në Sindh, për shkak të sigurisë së humbur.  Kina ruan marrëdhëniet me Pakistanin si një mjet për të kontrolluar aktivistët ujgurë myslimanë, por Pekini nuk po e duron dot më refuzimin e Pakistanit për ndalimin e grupeve ushtarake, që mund të trajnojnë ujgurët në rajonin e Pashtunit apo diku tjetër. Që prej sulmit të muajit gusht nga ushtarakët ujgurë në Zinjiang të trajnuar në Pakistan, Pekini ka qenë më i ftohtë kundrejt Pakistanit. Në fakt, përfshirja e Kinës në Pakistan do të ishte më shqetësuese, nëse marrëdhëniet me Indinë do të prisheshin në të njëjtën kohë, por deri tani kjo nuk ka ndodhur. Shtetet e Bashkuara të Amerikës po tregohen syhapët për ndonjë shenjë paralajmëruese, që Kina po bëhet më aktive në rajon. Mbase arsyet kryesore strategjike që Uashingtoni nuk është i përgatitur të presë lidhjet me Pakistanin ka të bëjë me statusin e vendit. Islamabadi donte bombën bërthamore, me qëllim që të ishte në barazim me Indinë dhe për të patur më shumë reputacion në politikën botërore. Dhe ia ka dalë mbanë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk mund ta shpërfillin rrezikun që Pakistani mund të përdorë armët e shkatërrimit në masë kundër Indisë, duke ia shpërndarë ato armiqve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës apo duke humbur kontrollin ndaj terroristëve. Uashingtoni preferon që me çdo kusht të ruajë njëfarë niveli bashkëpunimi me praninë në këtë vend. Duke i lënë mënjanë këto arsye të mira, shumë zyrtarë amerikanë gabimisht besojnë se angazhimi i vazhdueshëm me Pakistanin ka dobi për politikën e brendshme të vendit. Por kjo është larg të qënit i sigurt. Së pari, disa zyrtarë pretendojnë se për shkak se Pakistani ka nevojë për mbështetjen amerikane dhe ndihmën e saj, padyshim që do t’i ndryshojë mjetet për arritjen e qëllimit. Më 2010, ndihma e Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Pakistanin shkoi deri në 3.5 bilionë dollarë, 55% e së cilës shkoi për ushtrinë. Kjo do të thotë se ndihma e Shteteve të Bashkuara të Amerikës siguruan ¼ e buxhetit zyrtar për ushtrinë, nga 6 bilionë dollarë. Ambasadori amerikan në Pakistan, Patterson më 2009 u shpreh se ushtria pakistaneze dhe grupet ushtarake me mbulim nga ISI “nuk do t’i braktisin, nëse bëhet fjalë për paratë amerikane”; “2 vjet më pas (pikërisht pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndërprenë një ndihmë prej 800 milionë dollarësh për ushtrinë si shpagim për përkrahjen e Pakistanit në luftën kundër terrorizmit)” shtoi ai. Ushtria vazhdon të sponsorizojë këto grupe dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë, duke qenë se beson që India është armiku i saj më i madh strategjik. Kjo na prezanton me një tjetër supozim lidhur me politikën e brendshme të Pakistanit. Obama e ka përsëritur disa herë që me angazhimin e vazhdueshëm, pakistanezët do të jenë gati të kuptojnë përfundimisht se ndajnë interesat dhe armiqtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe do të bëhen një partner më i mirë. Por, deri më tani, kjo nuk ka ndodhur. Ushtria e Pakistanit dhe disa politikanë vazhdojnë të besojnë se India është armiku numër 1 i tyre (ose të paktën pretendojnë të jenë të tillë, për të justifikuar ndikimin ushtarak në vend dhe sasinë e buxhetit të ushtrisë). Sipas tyre, ndërkohë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës bashkëpunojnë me Pakistanin për të arritur qëllimet afatshkurtra në Afganistan, ashtu siç bëri më 1980, tashmë e konsiderojnë Indinë si partnerin më të madh afatgjatë në rajon. Vizita e Obamës në Indi vitin që shkoi, që nuk u shoqërua nga një ndalesë në Pakistan, përforcoi këtë përshtypje të arsyeshme. Siç ka qenë evidente në forumet e rrjetit pakistanez dhe nëpër gazeta, një grup zyrtarësh pakistanezë dhe qytetarësh janë të bindur se një prej synimeve kryesore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Pakistan është që të marrë kontrollin e çdo arsenali nuklear, të cilën e shohin si siguri e jetës së tyre kundër Indisë. Madje edhe ata liderë që e kanë kundërshtuar sponsorizimin e xhihadit mendojnë se çrrënjosja e tyre do të ketë shumë kosto dhe mund të çojë në raprezalje shkatërrimtare të ngjashme me sulmin e vitit 2007 në Xhaminë e Kuqe në Islamabad, ku u vranë 154 persona. Pakistani pretendon që terrorizmi dhe kundërterrorizmi ka sjellë vdekjen e 35,000 pakistanezëve që nga viti 2001. Kjo shifër ka qenë 907 persona më 2006 dhe 12,600 më 2009. Për të gjitha arsyet strategjike, Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë t’i kërkojnë Pakistanit të “bëjë më shumë”, por nuk e detyron dot të veprojë kështu. Për të gjitha arsyet e brendshme politike, sjellja e Pakistanit do të jetë e njëjta. “Angazhimi i Pakistanit” do të mbetet urdhri i ditës, për aq kohë sa Islamabadi nuk do japë ndihmën e saj dhe pa pozicionimin e trupave në vend, që është perceptuar deri më tani si casus belli. I vetmi ndryshim në këto marrëdhënie do të jetë sasia më e pakët e ndihmave, për shkak të detyrimeve financiare. Ky përkeqësim i përket më shumë civilëve sesa ushtarakëve.  Dëshmia e Kerry Lugar më 2009 ishte supozuar për t’i dhënë përparësi dimensionit socioekonomik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të bëhen më realistë për rajonin në fjalë, si dhe për angazhimin, sa mund të arrihet ose jo. Madje, i duhet të pranojë se pakistanezët nuk e besojnë që dy vendet ndajnë interesat e tyre, edhe nëse Uashingtoni vazhdon të pretendojë që të veprojnë kështu,  duke shfrytëzuar mjetin e kushtueshëm të komunikimit.


Përktheu: Rudina Dahri

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›