E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fatalitet shkodran, Tirana pranë titullit

Një barazim fatal ndaj Lushnjës
në ndeshjen e parafundit
të kampionatit ia
komplikon sezonin jashtë mase
Vllaznisë, që tashmë e shikon
veten një pikë pas Tiranës, e cila do
të jetë edhe e favorizuar e "fi nales
sezonale" (që do të luhen një javë
më pas në kryeqytet mes këtyre dy
skuadrave). Vllaznia hodhi një hap
fals në barazimin dramatik 1-1 me
Lushnjën në "Loro Boriçi". Duket se
kjo ndeshje ishte menduar e lehtë
në letër, por në fushën e lojës ka rezultuar
një "kafshatë" e hidhur për
shkodranët. Goli i shpejtë i Sinanit
(i shënuar që në minutën e 7), u
duk se do të ishte vetëm fi llimi i një
goleade për vendasit. Me kalimin
e minutave të parë, lushnjarët (të
shtyrë edhe nga fakti se pikët për
ta janë shumë të rëndësishme në
luftën për të mos rënë nga kategoria)
e morën veten dhe fi lluan të
ngacmojnë disa herë portën shkodrane
me anë të kundërsulmeve.
Gjithsesi, falë potencialit teknik
dhe kualiteteve të pranishme të
ekip, kuqeblutë e dominuan, duke
krijuar një volum më të madh loje
dhe disa raste për shënim. Atëherë,
kur gjithçka dukej se po shkonte
drejt mbylljes së pjesës së parë
me rezultat 1-0, Bubeqi përfiton
nga gabimet e mbrojtjes vendase
dhe shokon "Loro Boriçin", duke
shënuar golin e barazimit (45‘).
Ky rezultat nuk i shkonte për shtat
Vllaznisë, e cila mëson se Tirana
udhëhiqte në ato momente 2-0
Dinamon. Ecuria e tyre në luftën
për titull ishte komplikuar. Ndaj
pritej reagimi i tyre në pjesën e
dytë. Futja e talentit Shtubina në
minutat e para të rifi llimit të lojë
ndez atmosferën, ndërsa Belisha
ishte më i mirë në fushë. Shtubina
elektrizon stadiumin, kur trondit
traversën dhe me pak fat mund të
kishte shënuar. Pjesa e dytë luhet
me një portë, atë të Lushnjës, e
cila bëhet shënjestër për të gjithë
shkodranët në fushë me përjashtim
të portierit Grima. Rastet e pastra
për shënim shpërdorohen njëri pas
tjetrit nga Beqiri, Dhëmbi, Sinanin,
Sukaj. Por nuk ishte e thënë, dukej
sikur edhe fati punonte kundër tyre.
Emocionet janë të pranishme deri
në fërshëllimën e fundit, por Vllaznia
i dorëzohet fatit të barazimit
1-1, falë të cilit humbet vendin e
parë në tabelë.
Ndërkohë që Tirana fi toi 2-3 në
një derbi më shumë se miqësor me
Dinamon në "Selman Stërmasi",
duke marrë edhe kryesimin përpara
se të luhet edhe akti i fundit
i Kampionatit të 70-të Kombëtar
të Futbollit. Golat e Agollit e Lilës
e mbyllën pjesën e parë 2-0 për
bardheblutë. E dyta ishte me emocionuese:
Dinamo ngushtoi me
Isufi n, por Tirana kaloi sërish në
avantazh 3-1 me të riun Sorra. Goli
i Bakajt erdhi në minutën e 83-të,
kur nuk kishte më kohë dhe derbin
e fi toi 2-3 Tirana. 23 herë kampionët
e Shqipërisë, të cilët eliminuan në
gjysmëfinale pikërisht Vllazninë,
për "fi nalen" e titullit kanë në dispozicion
të tyre dy rezultate për të
fi tuar titullin: fi toren dhe çdolloj
barazimi, ndërkohë skuadra shkodrane
për të fi tuar titullin e 10-të të
saj, i duhet të fi tojë patjetër.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›