Historia ndryshe e Tiananmen
Kujtimet sekrete të Zhao
Ziyang, ish-lideri i Partisë
Komuniste kineze, i
shkarkuar nga detyra për shkak
të refuzimit për të shtypur me
dhunë protestën studentore
në sheshin "Tiananmen", sapo
kanë dalë në dritën e diellit në
një botim me një histori shumë
interesante. Gjithë sa është shkruar
në këtë libër nga autori që
ndodhej në arrest shtëpie, është
hedhur fillimisht me zë nëpër
kaseta, të cilat më pas kanë dalë
nga shtëpia e tij nën maskimin se
ishin muzikë operistike. Libri jep
hollësira për veprimtarinë e një
grupimi të fshehtë burrash, të
cilët përbëjnë edhe bërthamën
e brendshme të Partisë Komuniste
kineze. Të gjitha vendimet
e marra nga këta persona kanë
një impakt botëror, duke qenë
se Kina është superfuqia e re
që po shpërfaqet me një forcë
e shpejtësi të madhe. Vetëm se
për mënyrën e funksionimit të
këtij grupi njerëzish dihet shumë
pak. Libri që quhet: "I burgosuri
i shtetit: Gazeta e fshehtë e Zhao
Ziang", pretendon që të hapë
horizonte të reja mbi atë çka
është mbajtur e fshehtë deri më
tani. Për më tepër, e gjithë kjo histori
do të dalë në dritë pikërisht
në përvjetorin e 20 të masakrës së
4 korrikut në sheshin e famshëm
të Pekinit "Tiananmen".
Zhao ka qenë një fi gurë shumë
e rëndësishme brenda aparatit të
pushtetit në Kinë, por vendimi i
tij për të mbështetur protestën
e studentëve në shesh i kushtoi
karrierën dhe i solli një dënim
prej 16 vitesh me arrest shtëpie.
Daljen e fundit në publik e bëri
më 19 maj të vitit 1989, kur vizitoi
demonstruesit e rinj dhe i ftoi që
të largoheshin nga sheshi, duke
i paralajmëruar se në rast të
kundërt policia mund të përdorte
forcën. Pranë numrit një të partisë
ndodhej edhe ndihmësi i tij
i afërt, Wen Jiabao, Kryeministri
aktual i Kinës, i cili ia doli mbanë
që të distancohej nga veprimet e
shefit. Ndërsa tanket ishin sulur
në qendër të Pekinit më 3 korrik,
Zhao shkruan: "Ndodhesha
në oborrin e shtëpisë së bashku
me familjen dhe befas dëgjova
të shtëna e breshëri të njëpasnjëshme.
Ishte një tragjedi që tronditi
botën dhe që mund të ishte
shmangur". Lidershipi aktual
kinez vazhdon të mbajë si linjë
zyrtare justifi kimin se ata që ishin
në shesh ishin huliganë dhe se
shtypja e revoltës ishte shumë e
rëndësishme për të siguruar qëndrueshmërinë
dhe stabilitetin
ekonomik të vendit. Ndërkohë,
Zhao vetë ka tjetër mendim: "Në
atë kohë njerëzit po na kërkonin
vetëm të korrigjoheshim, jo të
iknim nga pushteti". Gjatë viteve
kur ishte në pushtet, rivaliteti
i tij me veteranin revolucionar
dhe ish-liderin suprem të vendit,
Deng Xiaoping, ishte diçka
e njohur. Deng konsiderohet si
arkitekti i 30 viteve të fundit të reformave
në Kinë dhe liberalizimit
të ekonomisë, megjithatë Zhao
në libër na jep një personazh me
ngjyra krejt të ndryshme, atë të
një politikani intrigant, dinak dhe
krejt të ndryshëm me personin
e biografi së së tij zyrtare. Zhao,
që ka qenë sekretar i përgjithshëm
i Partisë Komuniste nga
viti 1987-1989, rrëfen se vendimi
për largimin e tij nga partia u
mor pa një mbledhje të Byrosë
Politike dhe se Deng mblodhi
liderët e partisë në shtëpinë e tij
për përjashtimin e Zhaos. "Po të
lexosh shënimet dhe kujtimet
e Zhaos, del se ndryshe nga sa
besohet deri më tani, ishte vetë
ai arkitekti i ndryshimeve që
ndodhën në Kinë dhe jo Deng",
thotë një profesor i historisë
kineze. Zhao vetë ishte biri i një
pronari tokash, që u konsiderua si
një simpatizues i kapitalizmit gjatë
viteve të Revolucionit Kulturor,
para se të rehabilitohej. Ai besonte
se mjekimi për problemet
e Kinës qëndronte në kalimin
gradual dhe pa tronditje drejt një
sistemi demokratik perëndimor,
çka qeverisja aktuale nuk e ka
pranuar asnjëherë. Libri është
botuar në gjuhën kineze nga
"New Century Press", i drejtuar
nga Bao Pu, biri i ndihmësit më
të besuar të Zhaos, Bao Tong,
që ndodhet nën mbikëqyrjen e
policisë. Bao e përjashtoi para
dy ditësh mundësinë që ky libër
mund të shkaktonte një ndarje
brenda Partisë Komuniste kineze,
por tha se sigurisht që ky libër do
të bënte që ata të mendoheshin
thellë dhe gjatë për mbijetesën e
partisë. Në një koment për librin,
Perry Link, një komentator i politikës
kineze, u shpreh se burgosja
e gjatë i kishte dhënë kohë dhe
mundësi të madhe reflektimi
Zhaos, sidomos mbi rolin e Kinës
në histori. "Në fund shohim se
Zhao merr një pozicion shumë
radikal, më radikalin e jetës së
tij. Sipas tij, Partia Komuniste
duhet të heqë dorë nga monopoli
i pushtetit dhe më në fund edhe
ky vend duhet të shndërrohet në
një demokraci parlamentare". Ky
libër botohet 4 vjet pas vdekjes
së ish-liderit, i cili ndërroi jetë i
vetmuar në vitin 2005 në shtëpinë
e tij në Pekin.
Kina, 20 vjet më
pas "Tiananmen"
Masakra e vitit 1989 në
sheshin "Tiananmen" nga Zhao
është përshkruar si "një tragjedi
që tronditi botën". Pamja e tij
e vetmuar para tankeve, e fiksuar
në fotografitë e kohës do
të mbahet mend gjatë. Protesta
ishte një shpërthim i zemëratës
së të rinjve ndaj autoritarizmit
të qeverisë. Përgjatë 6 javësh,
grupi i madh prej 100 mijë studentësh
dhe punëtorësh rezistoi
me këmbëngulje dhe vetëm
organizimi i grevës së urisë çoi
në ndërmarrjen e hapave të ashpra
të qeverisë ndaj studentëve.
Ndërhyrja e pamëshirshme e
tankeve në shesh mori jetën e
3000 personave.
PJESË NGA LIBRI
Mbi pasojat e kundërshtisë
së tij ndaj sulmit në sheshin
"Tiananmen"
"Duke këmbëngulur në pikëpamjen
time për demonstratën
e studentëve dhe pas refuzimit
të një sulmi me forcë ndaj tyre, e
dija fare mirë se cilat do të ishin
pasojat që do të binin mbi mua
dhe si do të silleshin pas kësaj
shokët e partisë. Mendërisht
isha plotësisht i përgatitur dhe
e dija që nëse do të vazhdoja të
mbështesja me këmbëngulje
pikëpamjet e mia, do të më
detyronin të dorëhiqesha. Për
të vazhduar të isha në postin
e lartë, duhej të hiqja dorë nga
ajo në të cilën besoja, nga pikëpamjet
e mia. Në të kundërt,
më duhej të përgatitesha për
t‘u larguar".
Mbi shpjegimin e arsyeve
të kundërshtisë së tij, Deng
Xiaopingut
"Nuk kisha asnjë shans tjetër
veç t‘ia thosha në sy atë që
mendoja në një takim ballë për
ballë. Deng ma kishte vonuar
përgjigjen e kërkesës për takim
dhe aty e kuptova që tashmë
gjërat kishin marrë për keq.
Megjithatë, mendimet e mia
i shpreha si më poshtë: Situata
me studentët demonstrues
është përkeqësuar dhe mund
të them se ndodhet në një situatë
shumë kritike. Studentët,
mësuesit, gazetarët dhe pjesë
nga stafi i institucioneve të
ndryshme kanë dalë në rrugë
për të protestuar. Sot në shesh
mund të gjesh 300-400 mijë
veta. Me këtë protestë janë
bashkuar edhe shumë punëtorë
e fshatarë. Veç çështjeve
të korrupsionit dhe mungesës
së transparencës nga ana e
qeverisë, gjithë këto shtresa
që kanë dalë në protestë janë
nxitur edhe nga zemërngurtësia
që qeveria tregoi ndaj grevës së
urisë së studentëve, duke mos e
vënë ujin në zjarr për t‘i shpëtuar.
Nëse ajo do të vazhdojë dhe
do të ketë edhe të vdekur, kjo do
të kishte efektin e një shkrepëseje
mbi një fuçi gazi. Nëse do
të tregoheshim të ashpër e të
dhunshëm, atëherë situata
mund të na dilte jashtë kontrollit.
Këto pikëpamje ia shpreha
edhe personalisht Deng, por
qëndrimi i tij ishte shumë i
ftohtë dhe i pakënaqur. Pasi më
dëgjoi, ai më tha se nuk do të
kishte kthim pas dhe se e vetmja
mënyrë me të cilën duhet
të përballoheshin protestuesit
ishte ndërhyrja e policisë dhe
vendosja e shtetrrethimit në
Pekin".
Për masakrën
e "Tiananmenit"
"Natën e 3 korrikut isha në
kopshtin e shtëpisë së bashku
me familjen dhe dëgjova befas
të shtënat e tankeve. Ajo që po
ndodhte ishte një tragjedi që do
të trondiste botën dhe që mund
të ishte shmangur fare mirë".
Për pasojat e
sjelljes së tij
"Stili i Revolucionit Kulturor
që ishte mënjanuar dhe dënuar
prej kohësh në Kinë u rivu në
përdorim në rastin tim. Këto taktika
përfshinin kritikat në gazeta,
që më portretizuan si një armik
të regjimit dhe heqjen e lirisë
personale. Pas 4 korrikut, liritë e
mia u shkelën me të dyja këmbët.
Mbi Perëndimin
"Vitalitetin më të madh e ka
demonstruar sistemi i demokracisë
parlamentare. Ky sistem
është momentalisht më i miri
që ekziston. Është i aftë që të
shpalosë shpirtin e demokracisë
dhe të përmbushë kërkesat dhe
nevojat e një shoqërie moderne.
Nëse një vend kërkon që të
modernizohet, ai jo vetëm që
duhet të zbatojë ekonominë e
tregut, por edhe demokracinë
parlamentare si sistem qeverisës.
Përndryshe ky komb do
të mbetet shumë pas".
Mbi reformat politike
"Nëse nuk do të ecim në këtë
drejtim, do të jetë e pamundur
që të zgjidhim situatën anormale
në të cilën ndodhet ekonomia
kineze dhe çështje të
tilla si tregu problematik, korrupsioni
galopant dhe krijimi
i një hendeku gjithnjë e më të
madh mes të pasurve dhe të
varfërve".
Ziyang, ish-lideri i Partisë
Komuniste kineze, i
shkarkuar nga detyra për shkak
të refuzimit për të shtypur me
dhunë protestën studentore
në sheshin "Tiananmen", sapo
kanë dalë në dritën e diellit në
një botim me një histori shumë
interesante. Gjithë sa është shkruar
në këtë libër nga autori që
ndodhej në arrest shtëpie, është
hedhur fillimisht me zë nëpër
kaseta, të cilat më pas kanë dalë
nga shtëpia e tij nën maskimin se
ishin muzikë operistike. Libri jep
hollësira për veprimtarinë e një
grupimi të fshehtë burrash, të
cilët përbëjnë edhe bërthamën
e brendshme të Partisë Komuniste
kineze. Të gjitha vendimet
e marra nga këta persona kanë
një impakt botëror, duke qenë
se Kina është superfuqia e re
që po shpërfaqet me një forcë
e shpejtësi të madhe. Vetëm se
për mënyrën e funksionimit të
këtij grupi njerëzish dihet shumë
pak. Libri që quhet: "I burgosuri
i shtetit: Gazeta e fshehtë e Zhao
Ziang", pretendon që të hapë
horizonte të reja mbi atë çka
është mbajtur e fshehtë deri më
tani. Për më tepër, e gjithë kjo histori
do të dalë në dritë pikërisht
në përvjetorin e 20 të masakrës së
4 korrikut në sheshin e famshëm
të Pekinit "Tiananmen".
Zhao ka qenë një fi gurë shumë
e rëndësishme brenda aparatit të
pushtetit në Kinë, por vendimi i
tij për të mbështetur protestën
e studentëve në shesh i kushtoi
karrierën dhe i solli një dënim
prej 16 vitesh me arrest shtëpie.
Daljen e fundit në publik e bëri
më 19 maj të vitit 1989, kur vizitoi
demonstruesit e rinj dhe i ftoi që
të largoheshin nga sheshi, duke
i paralajmëruar se në rast të
kundërt policia mund të përdorte
forcën. Pranë numrit një të partisë
ndodhej edhe ndihmësi i tij
i afërt, Wen Jiabao, Kryeministri
aktual i Kinës, i cili ia doli mbanë
që të distancohej nga veprimet e
shefit. Ndërsa tanket ishin sulur
në qendër të Pekinit më 3 korrik,
Zhao shkruan: "Ndodhesha
në oborrin e shtëpisë së bashku
me familjen dhe befas dëgjova
të shtëna e breshëri të njëpasnjëshme.
Ishte një tragjedi që tronditi
botën dhe që mund të ishte
shmangur". Lidershipi aktual
kinez vazhdon të mbajë si linjë
zyrtare justifi kimin se ata që ishin
në shesh ishin huliganë dhe se
shtypja e revoltës ishte shumë e
rëndësishme për të siguruar qëndrueshmërinë
dhe stabilitetin
ekonomik të vendit. Ndërkohë,
Zhao vetë ka tjetër mendim: "Në
atë kohë njerëzit po na kërkonin
vetëm të korrigjoheshim, jo të
iknim nga pushteti". Gjatë viteve
kur ishte në pushtet, rivaliteti
i tij me veteranin revolucionar
dhe ish-liderin suprem të vendit,
Deng Xiaoping, ishte diçka
e njohur. Deng konsiderohet si
arkitekti i 30 viteve të fundit të reformave
në Kinë dhe liberalizimit
të ekonomisë, megjithatë Zhao
në libër na jep një personazh me
ngjyra krejt të ndryshme, atë të
një politikani intrigant, dinak dhe
krejt të ndryshëm me personin
e biografi së së tij zyrtare. Zhao,
që ka qenë sekretar i përgjithshëm
i Partisë Komuniste nga
viti 1987-1989, rrëfen se vendimi
për largimin e tij nga partia u
mor pa një mbledhje të Byrosë
Politike dhe se Deng mblodhi
liderët e partisë në shtëpinë e tij
për përjashtimin e Zhaos. "Po të
lexosh shënimet dhe kujtimet
e Zhaos, del se ndryshe nga sa
besohet deri më tani, ishte vetë
ai arkitekti i ndryshimeve që
ndodhën në Kinë dhe jo Deng",
thotë një profesor i historisë
kineze. Zhao vetë ishte biri i një
pronari tokash, që u konsiderua si
një simpatizues i kapitalizmit gjatë
viteve të Revolucionit Kulturor,
para se të rehabilitohej. Ai besonte
se mjekimi për problemet
e Kinës qëndronte në kalimin
gradual dhe pa tronditje drejt një
sistemi demokratik perëndimor,
çka qeverisja aktuale nuk e ka
pranuar asnjëherë. Libri është
botuar në gjuhën kineze nga
"New Century Press", i drejtuar
nga Bao Pu, biri i ndihmësit më
të besuar të Zhaos, Bao Tong,
që ndodhet nën mbikëqyrjen e
policisë. Bao e përjashtoi para
dy ditësh mundësinë që ky libër
mund të shkaktonte një ndarje
brenda Partisë Komuniste kineze,
por tha se sigurisht që ky libër do
të bënte që ata të mendoheshin
thellë dhe gjatë për mbijetesën e
partisë. Në një koment për librin,
Perry Link, një komentator i politikës
kineze, u shpreh se burgosja
e gjatë i kishte dhënë kohë dhe
mundësi të madhe reflektimi
Zhaos, sidomos mbi rolin e Kinës
në histori. "Në fund shohim se
Zhao merr një pozicion shumë
radikal, më radikalin e jetës së
tij. Sipas tij, Partia Komuniste
duhet të heqë dorë nga monopoli
i pushtetit dhe më në fund edhe
ky vend duhet të shndërrohet në
një demokraci parlamentare". Ky
libër botohet 4 vjet pas vdekjes
së ish-liderit, i cili ndërroi jetë i
vetmuar në vitin 2005 në shtëpinë
e tij në Pekin.
Kina, 20 vjet më
pas "Tiananmen"
Masakra e vitit 1989 në
sheshin "Tiananmen" nga Zhao
është përshkruar si "një tragjedi
që tronditi botën". Pamja e tij
e vetmuar para tankeve, e fiksuar
në fotografitë e kohës do
të mbahet mend gjatë. Protesta
ishte një shpërthim i zemëratës
së të rinjve ndaj autoritarizmit
të qeverisë. Përgjatë 6 javësh,
grupi i madh prej 100 mijë studentësh
dhe punëtorësh rezistoi
me këmbëngulje dhe vetëm
organizimi i grevës së urisë çoi
në ndërmarrjen e hapave të ashpra
të qeverisë ndaj studentëve.
Ndërhyrja e pamëshirshme e
tankeve në shesh mori jetën e
3000 personave.
PJESË NGA LIBRI
Mbi pasojat e kundërshtisë
së tij ndaj sulmit në sheshin
"Tiananmen"
"Duke këmbëngulur në pikëpamjen
time për demonstratën
e studentëve dhe pas refuzimit
të një sulmi me forcë ndaj tyre, e
dija fare mirë se cilat do të ishin
pasojat që do të binin mbi mua
dhe si do të silleshin pas kësaj
shokët e partisë. Mendërisht
isha plotësisht i përgatitur dhe
e dija që nëse do të vazhdoja të
mbështesja me këmbëngulje
pikëpamjet e mia, do të më
detyronin të dorëhiqesha. Për
të vazhduar të isha në postin
e lartë, duhej të hiqja dorë nga
ajo në të cilën besoja, nga pikëpamjet
e mia. Në të kundërt,
më duhej të përgatitesha për
t‘u larguar".
Mbi shpjegimin e arsyeve
të kundërshtisë së tij, Deng
Xiaopingut
"Nuk kisha asnjë shans tjetër
veç t‘ia thosha në sy atë që
mendoja në një takim ballë për
ballë. Deng ma kishte vonuar
përgjigjen e kërkesës për takim
dhe aty e kuptova që tashmë
gjërat kishin marrë për keq.
Megjithatë, mendimet e mia
i shpreha si më poshtë: Situata
me studentët demonstrues
është përkeqësuar dhe mund
të them se ndodhet në një situatë
shumë kritike. Studentët,
mësuesit, gazetarët dhe pjesë
nga stafi i institucioneve të
ndryshme kanë dalë në rrugë
për të protestuar. Sot në shesh
mund të gjesh 300-400 mijë
veta. Me këtë protestë janë
bashkuar edhe shumë punëtorë
e fshatarë. Veç çështjeve
të korrupsionit dhe mungesës
së transparencës nga ana e
qeverisë, gjithë këto shtresa
që kanë dalë në protestë janë
nxitur edhe nga zemërngurtësia
që qeveria tregoi ndaj grevës së
urisë së studentëve, duke mos e
vënë ujin në zjarr për t‘i shpëtuar.
Nëse ajo do të vazhdojë dhe
do të ketë edhe të vdekur, kjo do
të kishte efektin e një shkrepëseje
mbi një fuçi gazi. Nëse do
të tregoheshim të ashpër e të
dhunshëm, atëherë situata
mund të na dilte jashtë kontrollit.
Këto pikëpamje ia shpreha
edhe personalisht Deng, por
qëndrimi i tij ishte shumë i
ftohtë dhe i pakënaqur. Pasi më
dëgjoi, ai më tha se nuk do të
kishte kthim pas dhe se e vetmja
mënyrë me të cilën duhet
të përballoheshin protestuesit
ishte ndërhyrja e policisë dhe
vendosja e shtetrrethimit në
Pekin".
Për masakrën
e "Tiananmenit"
"Natën e 3 korrikut isha në
kopshtin e shtëpisë së bashku
me familjen dhe dëgjova befas
të shtënat e tankeve. Ajo që po
ndodhte ishte një tragjedi që do
të trondiste botën dhe që mund
të ishte shmangur fare mirë".
Për pasojat e
sjelljes së tij
"Stili i Revolucionit Kulturor
që ishte mënjanuar dhe dënuar
prej kohësh në Kinë u rivu në
përdorim në rastin tim. Këto taktika
përfshinin kritikat në gazeta,
që më portretizuan si një armik
të regjimit dhe heqjen e lirisë
personale. Pas 4 korrikut, liritë e
mia u shkelën me të dyja këmbët.
Mbi Perëndimin
"Vitalitetin më të madh e ka
demonstruar sistemi i demokracisë
parlamentare. Ky sistem
është momentalisht më i miri
që ekziston. Është i aftë që të
shpalosë shpirtin e demokracisë
dhe të përmbushë kërkesat dhe
nevojat e një shoqërie moderne.
Nëse një vend kërkon që të
modernizohet, ai jo vetëm që
duhet të zbatojë ekonominë e
tregut, por edhe demokracinë
parlamentare si sistem qeverisës.
Përndryshe ky komb do
të mbetet shumë pas".
Mbi reformat politike
"Nëse nuk do të ecim në këtë
drejtim, do të jetë e pamundur
që të zgjidhim situatën anormale
në të cilën ndodhet ekonomia
kineze dhe çështje të
tilla si tregu problematik, korrupsioni
galopant dhe krijimi
i një hendeku gjithnjë e më të
madh mes të pasurve dhe të
varfërve".