E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mesi i artë luan "futboll-teatër"?

Mesi i artë i tabelës dyshohet të jetë protagonisti
kryesor i një "futboll-teatrit" të luajtur
në javën e 32-të të kampionatit. Është paksa
e çuditshme, që të katër humbjet kësaj jave u
përkasin pikërisht atyre katër skuadrave, të cilat
janë në këtë mes të artë të klasifi kimit dhe që prej
disa javësh kanë dalë jashtë të gjithë objektivave.
Dje, këto katër ekipe nuk kishin asnjë motiv real
për të luajtur pastër. E fi llojmë me Dinamon (2-3
ndaj Tiranës), e cila e ka humbur shansin për të
luftuar për titull dhe ka siguruar një vend për në
UEFA. Kalojmë më poshtë, Shkumbini (0-2 ndaj
Bylisit) e Teuta (2-3 ndaj Flamurtarit), të cilave
mund të luftonin për vendin e katër i cili mund
t‘i çonte në Evropë, por që pas fi tores Kupës së
Shqipërisë nga Flamurtari këto shpresa u shuan.
Për të mbërritur te Besa (0-2 ndaj Apolonisë);
kavajasit kanë siguruar prej kohësh qëndrimin në
Superiore dhe nuk kishin asnjë pretendim për më
shumë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›