E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Fati i PD në Gjykatën e Apelit, pranohet ankimimi i Alibeajt për vendimin e gjyqtarit Zhukri që njohu statutin e ‘Rithemelimit’

Gjykata e Tiranës ka vendosur të pranojë ankimimin e kreut të grupit të PD, Enkelejd Alibeaj lidhur me vendimin e shkallës së parë të Gjykatës së Tiranës për njohjen e statutit të komisionit të Rithemelimit të Kuvendit të 11 dhjetorit 2021. Gjyqtarja Blerina Muça vendosi në Dhomë Këshillimi se PD ka të drejtë ta paraqesë ankimin duke e pranuar atë, ndërsa do të jetë Gjykata e Apelit nëse do të vendosë për pushimin e çështjes ose rishqyrtimin e saj me gjyqtar tjetër. Gjyqtarja  njohu Aliebajn si ankimues duke marrë në shqyrtim kërkesën e tij si të ligjshme. 

“Sot me date 22.04.2022, gjyqtare znj. Blerina Muça, në lidhje me kërkesën e paraqitur nga Partia Demokratike e Shqipërisë përfaqësuar nga z. Enkelejd Alibeaj, me objekt: Prishjen e Vendimit Nr. 1346/222 Akti, Nr. 3 Vendimi, datës 25.03.2022 te Gjykatës se Rrethit Gjyqësor Tirane me gjyqtar Agron Zhukri duke vendosur pushimin e gjykimit ose kthimin e saj për shqyrtim ne te njëjtën gjykate por me tjetër trup gjykues, vendosi ne dhome këshillimi: – Pranimin e ankimit te palës ankuese, Partia Demokratike e Shqipërisë, përfaqësuar nga Nënkryetari i saj z. Enkelejd Alibeaj, ndaj Vendimit Nr. 3, date 25.03.2022 te Gjykatës se Rrethit Gjyqësor Tirane. – Kundër vendimit nuk lejohet ankim”, thuhet në vendim.

Njohja e ankimimit të Alibeaj, rrëzon pretendimin e Sali Berishës i cili kishte deklaruar se një vendim i tillë nuk mund të ankimohet pasi nuk ishte palë në proces.

Më 25 mars 2022 gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Agron Zhukri regjistroi statutin e Kuvendit të 11 dhjetorit të thirrur nga Sali Berisha, ndërsa pritet vendimi i  formës së prerë nga Gjykata e Apelit për të kuptuar se kush do të jetë fati i Partisë Demokratike.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›