E Enjte, 5 Nëntor 2026

Kriza energjitike, Berisha: Pasojë e plaçkitjes dhe keqmenaxhimit të qeverisë!

Komisioni i Rithemelimit ka organizuar këtë të mërkurë një takim me ekspertët të energjisë, lidhur me situatën në vend. Sipas Ish-kryeministrin Sali Berisha shkak për krizën energjitike nuk është moti dhe lufta në Ukrainë, por keqmenaxhimi dhe vjedhja e sipërmarrjeve të baseneve ujore.

“Shqipëria është vendi i vetëm në Europë që takson naftën mbi 1 euro, që prodhon 1 mln ton dhe që ka dy-tre çmimeve më të larta në Europë. Energjia e Shqipërisë në masën 96-98 % është tërësisht ujore. Jo vetëm që është ujore, por ajo prodhohet me kosto më të ulët se në çdo vend tjetër të kontinentit. Duke parasysh këto faktorë dhe ne qoftë se analizojmë qëndrimin në menaxhimin e rezervës ujore të kaskadës, shkaku më themelor i krizës nuk është moti, nuk është lufta por është plaçkitja dhe vjedhja në këto sipërmarrje të baseneve ujore. Shqipëria nuk besoj të ketë vend tjetër që zbraz digat në kundërshtim me ligjet e saj dhe shet energji me 41 euro kur në bursë është 130 euro. Apo blen energji me 300 euro kur në bursë është me 150 euro. Kemi të bëjmë me një menaxhim kleptokratik sepse borxhi i këtyre sipërmarrjeje ka shkuar në 1 miliardë euro”, u shpreh Berisha gjatë një takimi me ekspertët të energjisë.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›