E Diel, 1 Nëntor 2026

Fatmir Gjata shumefishoi krimet komuniste me romanin Keneta

Instituti i Studimeve per Krimet dhe Pasojat e Komunizmit ka organizuar dje nje konference ne 65-vjetorin e gjyqit te famshem te sabotatoreve qe u shoqerua me pushkatimin e tyre per tharjen e kenetes se Maliqit. Me poshte botojme fjalen e Agron Tufes kryetarit te ISKPK-se Apologjia e genjeshtres dhe shumefishimi i krimit se si propaganda komuniste perdori levat e saj sic ishin romanet e shkrimtareve si reference per edukimin e brezave me genjeshtren e madhe te inxhiniereve sabotatore. shte romani i Fatmir Gjates me titullin Keneta qe tjeterson historine por skandali vazhdon dhe ne Wikipedia ku historia serviret e njejte ku deri tani te gjallet e perfshire ne kete propagande te krimit nuk jane distancuar duke ruajtur ende titujt artist i popullit

Per kampin shfaroses te Maliqit kane shkruar kujtime personalitete te rendesishme te letrave shqipe e njerez te thjeshte te cileve iu ra per short te perjetonin ate rreth te perzishem te Ferrit komunist. Mbreselenese e ngjethese mbi punen ne kete kenete jane memuaret e At Zef Pllumit Ejell Cobes. Nuk ishin ushtri te huajsh ata qe varnin te shkolluarit ne Perendim por ishin dora vete komunistet shqiptare qe ngriten trekembeshat ne vjeshten fundit te vitit 46-s.

Partia komuniste shqiptare me levat e saj te propagandes e perdori gjeresisht si reference dhe edukim per brezat genjeshtren e madhe te inxhiniereve sobotatore. Mjafton te kujtojme demarshin e kesaj propagande ne artin socrealist. Ka nje roman te Fatmir Gjates me titullin Keneta qe e shnderron te verteten e kesaj ngjarje ne nje afresk te manipuluar epike sipas kanoneve te realizmit stalinist ne letersi. Nepermjet ketij romani qe njeh mbi tete ribotime me tirazh llahtarisht te madh te perfshire ne te gjitha tekstet shkollore-universitare te perfshire ne kolanen seria e romanit te zgjedhur srz te percaktuar si lexim te detyrueshem ne shkollat tetevjecare te mesme dhe universitare te perfshire ne te gjitha antologjite shkollore - u ndertuan deri ne vitin 1990 perceptime te rrejshme mbi te verteten.

Thelbi i romanit Keneta te shkrimtarit komunist Fatmir Gjata niset nga nje e vertete por shkrimtari i partise kete te vertete e shnderron teresisht te permbysur te falsifikuar dhe ne fakt falsifikimi i kesaj te vertete eshte nje rivrasje e shemtuar e viktimave dhe martireve qe u denuan. Personazhet e vepres - Abdi Sharra Kujtim Shaqiri Vasil Minga Zyraka Enxhenio Skutarini Harry Fulci ne roman paraqiten si sabotare armiq te popullit e te Partise dhe agjente te ndryshem e sidomos te imperializmit amerikan. Prandaj si te tille duhej te denohen dhe vertet jane denuar. Perballe tyre del ndonje personazh letrar me ideale te reja socialiste me nje zgjuaresi te vecante per zbulimin e armiqve te popullit dhe me besnikeri te plote ndaj idealeve te Partise .

Tema e romanit eshte tharja e kenetes se Maliqit ne vitin 1946 sapo ka zene rrenje regjimi komunist. Brezat shkollore qe e kane lexuar kane krijuar nje pershtypje te vecante nga vepra kane ndjere kenaqesi dhe i kane urryer armiqte e popullit Mirepo me kalimin e kohes me ndryshimin e rrethanave politike me te dhenat e bazuara ne te verteten e kesaj ngjarjeje na del nje realitet tjeter te cilin shkrimtari Fatmir Gjata nuk kishte guxuar ta paraqiste si te tille.

Ti japim disa te dhena ne perballje me romanin Keneta - Avdi Sharra si personazh letrar eshte Avdyl Sharra i vertete 35 vjec inxhinier i ndertimtarise i diplomuar ne Rome i caktuar si kryeinxhinier ne tharjen e kenetes se Maliqit. Me vone i denuar me varje

- Kujtim Shaqiri personazh letrar eshte Kujtim Beqiri i vertete 30-vjecar inxhinier fitues i medaljes se arte ne Universitetin e Vjenes. I caktuar si drejtor i punimeve ne kenete. I denuar me varje

- Vasil Mano personazh letrar me emer te vertete Vasil Minga dhe bashkeshortja e tij Zyraka Mano kroate qe del me po ate emer letrar denohen me pushkatim per sabotim dhe tradhti ndaj popullit dhe atdheut

Po ashtu denohen me pushkatim drejtori i shkolles Fulci dhe inxhinieri italian Enxhenio Skaturra ne roman Skutarini.

Dhe gjithnje gjurmuar shkrimet rreth kesaj ngjarjeje mesojme se ne tharjen e kenetes se Maliqit nuk ka marre pjese populli as punetore vullnetare te Partise por te burgosurit e burgut te Tiranes nen masa te rrepta sigurie e ne kushte e masa ndeshkuese mesjetare. Keneta e Maliqit ishte shnderruar ne nje kamp te tmerrshem ku behej shfarosja e armiqve te popullit e te Partise

Prandaj eshte e qarte se ngjarjet rreth kenetes se Maliqit jane shtremberuar dhe jane hartuar ashtu sic i ka pelqyer regjimit komunist. A do ta shkruante ndryshe shkrimtari Fatmir Gjata po te ishte gjalle

Pervec romanit ka edhe nje film te kinostudios Shqiperi e Re per ta kanonizuar masivisht versionin zyrtar komunist po ashtu edhe dokumentare mbi kete diavoliade. Ne Keneten e Maliqit sipas versionit te propagandes komuniste punonte populli rinia jone heroike ndersa e verteta eshte krejt ndryshe Kontigjenti qe realizoi ne kushte naziskine kete veper ishin te burgosurit politike. Disa nga shifrat qe afrohen jane se rreth tre mije te burgosur kane punuar atje. 63 vete kane vdekur ne punet e veshtira jane pushkatuar jane varur ne kohe te tharjes se kesaj Kenete. Masat represive qe u ushtruan ne keneten e Maliqit u perkasin metodave te nazisteve. Mushkonjat kushtet e veshtira te punes ushqimi i paket rrahja ndeshkimet poshteruese deri te groposja ne kanal mungesa e mjeteve te punes mjetet perbeheshin prej lopates kazmes tokmakut dekovil dinamiti dhe pako gje - keto ishin kushtet e ketij kampi shfarosjeje. Tharja e kenetes kerkoi shfrytezimin mizor te energjive te mijera veteve nderkaq shteti refuzonte kredi dhe makinerite moderne qe perdorte bota ne tharjet e kenetave.

Vetem pas renies se komunizmit per horrorin e vertete te kesaj Kenete shkruhet nje roman tjeter - Keneta e vdekjes e Makensen Bungos. Sipas shkrimtarit Visar Zhiti shkrimtari Makensen Bungo qe punoi atje si i denuar pershkruan llahtarin ujrat e turbullta te kenetes qe iknin duke marre me vete kufoma dhe skelete njerezish. Policia vriste kedo si te donte. Prandaj dhe ne titull eshte shtuar ndajshtimi perfundues e vdekjes. Nisur nga kjo shemra e tij Keneta mbase le te nenkuptohet keneten e partise. Ne ate kenete kane punuar si te burgosur dhe dy kolege te shkrimtarit prijetari i rrefimit shqip Mitrush Kuteli me poetin e studiuesin profesorin ne universitetet amerikane Arshi Pipa i cili arriti te nxjerre nga ai burg sonetet e Kanalit te cilat i botoi ne Rome me 1959 ne vellimin Libri i burgut. Ndryshe nga Fatmir Gjata ne sonetet e Pipes ne ndeshemi me atmosferen kobshme danteske ne rrathet me dritherues te Ferrit ku punonin te denuarit politike sikunder na e jep kete afresk te makthshem soneti hyres i poemes se tij Kanali

I

Nga Korca bumbullon. Currila shiu

Rrjedhin prej mushamas mbi krena e shtroje.

Peshtillen struken gjindja nder mbuloje

Nji lamsh ku qelben recka e mish njeriu.

Mbramje. Dikush permbri qet gjak per goje.

Kendon letas mbatane nji fmi arixhiu.

Ky grindet per pak uje qi shoku i piu

Ai shan se i vodhen buken. Hin nje roje.

Shkopinj e shqelma. Britma. Frin bilbili.

Pushim. E dergjet lodhja pran secili

E flen kush mundet per ate nate me fjete.

Si lazaret renkon e fshan baraka.

Neser te gjithe i pret kanali brraka

Vec atyne qi i pret nji vorr i shkrete.

Pasi kujton thenien e Danillo Kishit se shkrimtaret nuk jane ndergjegjja e kombit sepse ne mesin e tyre ka shume qelbanike ne cast te dalin perpara personazhet e Fatmir Gjates nga romani Keneta. Ne kete rast nuk ke si te mos shtrosh dilemen se po te ishin gjalle ata personazhe si do te silleshin valle me autorin e tyre Cfare do te benin gjithe ata inxhiniere shqiptare qe autori i librit i shpalli sabotatore dezertore dhe armiq te atdheut Dhe se fundi do te ishte me vend te ngreme nje pyetje kuaziretorike se ciles na takon ti pergjigjemi njehere e mire Si do tia bejme ne si shoqeri me boten e librave te mbushur me shtresa te trasha genjeshtrash

Gjyqi i sabotatoreve per tharjen e kenetes se Maliqit

Me 8 nentor 1946 diten e premte ne sallen e Kinemase Nacionale filloi gjykimi kunder 16 anetareve te grupit sabotator per tharjen e kenetes se Maliqit. Anetaret e ketij grupi ishin inxhiniere dhe teknike te afte te pergatitur ne shkollen shqiptare amerikane Harry Fultz dhe diplomuar ne Universitetet e evropiane.

Ishte nje gjyq me skenar te pergatitur me imtesi qysh me pare i cili u hap ne fillim te nentorit 1946. Deshtimi gjoja i tharjes se kenetes se Maliqit ishte preteksti dhe sfondi tragjik ku u luajt akti i turpit dhe ndeshkimit me jeten e intelektualeve te radhes.

Gjykata e Larte Ushtarake e perbere nga nenkolonel Gaqo Floqi kryetar e kapitenet Veledin Zeneli e Neshat Hyseni anetare dhe prokurore Nevzat Haznedari jep vendimin

Me varje ne litar

Abdyl Sharra inxhinier Kujtim Beqiri inxhinier i rivarur dy here sepse heren e pare i shpetoi varjes

Denohen me pushkatim

Vasil Mano inxhinier Zyraka Mano ekonomiste bashkeshortja e tij shtatzene duke u pushkatuar me foshnjen ne bark Euxhenio Skaturo inxhinier italian Mirush Permeti inxhinier

Me burgime te renda u denuan tekniket

Hans Vata Mario Guarnjeri Mihal Stratoberdha Jani Vasili Pandeli Zografi mjeku italian Anastasio Ricio etj

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›