E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fatmir Limaj lirohet nga arresti shtëpiak

(E plotësuar)  Lirimin e Fatmir Limajt dhe të bashkëluftëtarëve tjerë nga arresti shtëpiak e ka konfirmuar për Indeksonline edhe avokati mbrojtës Tom Gashi. “Sikurse është pritur është liruar nga arresti shtëpiak Fatmir Limaj dhe gjithë bashkëluftëtaret tjerë. Ky është një lajm i mirë dhe mund ti pri aktgjykimit lirues që pritet të ndodhë më 17 shtator”, tha Gashi./Indeksonline/

............

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se, Fatmir Limaj është liruar nga arresti shtëpiak deri në një vendim tjetër. Ky vendim u morë në seancën e sotme. Kurse vendimi përfundimtarë do të shpallet më 17 shtatorë.

...................

Vendimi përfundimtar për rastin “Kleçka”, do të shpallet më 17 shtator. Lajmin e ka konfirmuar  avokati i Fatmir Limajt, Tomë Gashi.

“Sot jemi njoftuar nga kryetari i trupit gjykues se aktgjykimi për rastin “Kleçka”, do të shpallet më 17 shtator dhe në atë ditë do të kemi vendimin përfundimtar në rigjykimin maratonë për Limajn dhe të tjerët. Nesër prokurori Salustro do ta parqesë fjalën përfundimtare, pas tij do të paraqitet edhe mbrojta e Limajt. Pastaj më 10 dhe 11 shtator, do të pasojnë fjalët përfundimtare të avokatëve të tjerë. Përfundimisht do ta kemi verdiktin definitiv më 17 shtator. Mbrojta e Limajt është e bindur se mund të kemi vetëm aktgjykim lirues për Fatmir Limajn dhe 9 bashkëluftëtarëve të tij, ngase me asgjë nuk është vërtetuar e kundërta e lirimit të Fatmir Limajt dhe të tjerëve në maj të vitit të kaluar. Ne kemi pasur një rigjykim, epilogu i të cilit në bazë të ligjit dhe drejtësisë është ditur që nga dita e parë”, ka thënë Tomë Gashi. /Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›