Fatmir Limaj paraqitet ne gjykate dyshohet per krime lufte

Deputeti i Parlamentit te Kosoves Fatmir Limaj tha mbreme se eshte i gatshem te perballet me drejtesine. Ai i beri keto komente pas intervistimit nga prokuroret e Misionit te Bashkimit Evropian per policine dhe drejtesine te cilet dje leshuan urdher arrest per zotin Limaj dhe nente persona te tjere nen dyshimet per perfshirje ne krime lufte. Nente persona jane arrestuar dje ne nje operacion ne shkalle te gjere te EULEX-it nen dyshimet per vrasje tortura dhe veprime te tjera penale te bera kunder civileve shqiptare dhe serb te Kosoves si dhe ndaj te burgosurve te luftes ne qendra te paraburgimit ne Kosove ne vitin 1999.
Ne urdher arrestin e leshuar ndaj zotit Limaj thuhet se ai dyshohet te kete urdheruar ekzekutimin e policeve serbe te rrembyer nga kryengritesit shqiptare. Sipas prokuroreve Limaj i cili ishte nje nga komandantet e njohur te ish Ushtrise lirimtare te Kosoves kishte torturuar nje te burgosur serb gjate marrjes ne pyetje ne fshatin Klecke te komunes se Malisheves ne Kosoven qendrore.
Ne oret e mbremjes zoti Limaj u paraqit vet para prokuroreve duke e vleresuar veprimin e tij si nje veprim ne te mire te vendit.
Detyre eshte besoj qe keshtu ndihmohet vendi. Askush dhe asnje njeri nuk mund te barazoj fatin e tij me fatin e vendit i cili eshte mbi te gjitha edhe ndonjehere kur del padrejtesi. Ne rastin tim ju e dini se kjo nuk eshte hera e pare qe po ndodh por fatin e kemi te tille dhe kur ju therret drejtesia pavaresisht a eshte e drejte apo e padrejte ju e keni per obligim ti pergjigjeni. Vetem keshtu mund te ndertojme nje shoqeri demokratike. Shpresoj qe ajo fjala askush mbi ligjin te mos keqperdoret dhe te mos perdoret per gjera te tjera dhe shpresoj qe ata qe e kane gojen plote ligj ta respektojne ate tha zoti Limaj.
Pas rreth dy oresh qendrimi ne mjediset e EULEX-it zoti Limaj dhe avokati i tij Tome Gashi thane shkurt se do te vazhdojne te bashkepunojne me drejtesine.
Une jam ne dispozicion te plote te organeve te drejtesise. Ligji duhet respektuar keshtu qe kurdo qe thirr do te jem ne dispozicion te ligjit tha zoti Limaj.
Nuk eshte ende e qarte se si do te rrjedhin gjerat rreth zotit Limaj meqe ai eshte deputet i Parlamentit dhe sipas Kushtetutes se Kosoves Deputeti i Parlamentit nuk mund te arrestohet dhe as ndalohet perderisa eshte duke kryer detyrat e tij si deputet pa pelqimin e shumices se te gjithe deputeteve te Parlamentit.
Me 30 nentor te vitit 2005 Gjykata Nderkombetare per Krime lufte ne Hage shpalli te pafajshem Fatmir Limajn i cili ne shkurt te vitit 2003 qe akuzuar per perfshirje ne krime kunder civileve shqiptare dhe serbe gjate luftes se vitit 1998.
Nuk ka pasur reagime te menjehershme te autoriteteve vendase ndersa kunder ketyre arrestimeve kane reaguar Organizatat e dala nga lufta. Ne nje reagim te ketyre organizatave shprehet sic thuhet indinjata me rastin e arrestimeve te veteraneve te luftes se Ushtrise lirimtare te Kosoves nga Malisheva dhe Lipjani. Ne reagim theksohet se veprimet e EULEX-it jane te pabazuara e te papergjegjshme me qellim te njollosjes se luftes clirimtare dhe per te provokuar nje situate te tensionuar ne Kosove.