E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykatat ne jug te Shqiperise pezullojne shqyrtimin e kerkesave per nderrim kombesie

Disa gjykata ne jug te Shqiperise kane pezulluar shqyrtimin e kerkesave per nderrimin e kombesise. Vendimi vjen ne nje kohe kur ne Shqiperi jane publikuar ditet e fundit shkelje te shumta ne proceset gjyqesore per nderrimin e kombesise.

Ne Gjykaten e Gjirokastres dhe Permetit llogariten rreth dy mije persona qe kane ndryshuar kombesine permes vendimeve gjyqesore nga shqiptare ne greke nderkohe qe ky numer eshte i larte edhe ne disa gjykata te tjera te vendit.

Nderkohe edhe korniza ligjore per kete proces ka pasur mjaft diskutime. Disa kryetare gjykatash si ata te Gjykates se Sarandes dhe Gjykates se Permetit e kane derguar ligjin per Gjendjen civile mbi baze te te cilit jane pranuar nderrimet e kombesise per interpretim ne Gjykaten Kushtetuese. Drejtuesit e gjykatave te faktit ne keto qytete kane kerkuar nga Gjykata Kushtetuese te shpalle te papajtueshem me Kushtetuten e vendit termin kombesia te percaktuara ne Ligjin Per Gjendjen civile.

Mesohet se nje seance plenare e Gjykates Kushtetuese per kete ceshtje pritet te mbahet sot. Interpetimi i ketij organi pritet me mjaft interes edhe per shak te debateve te ndezura ne vend per kete ceshtje.

Krahas kerkeses per interpretim juridik ne Shqiperi ka nisur ditet e fundit edhe nje iniciative per te mbledhur mbi 20 mije firma per tiu drejtuar me pas Parlamentit dhe Presidentit per anulimin e disa dispozitave te Ligjit per Gjendjen Civile.

Reagimet per nderrimin e kombesise erdhen ne nje kohe kur ne Shqiperi po pergatitej te kryhej regjistrimi i popullsise. Procesi perfshinte ne formular deklarimin e kombesise dhe fese dhe kjo eshte kundershtuar nga disa rrethe juridike dhe nje seri organizatash dhe forumesh ne Shqiperi. Nga ana tjeter Partia e te Drejtave te Njeriut dhe organizata e pakices greke Omonia e kane quajtur ne perputhje me te drejtat e minoritetit standartin e parashikuar nga procesi i regjistrimit.

Qeveria shqiptare e shtyu kete proces i cili pritej te niste ne muajin prill  per ne vjeshte duke e argumentuar vendimin me klimen e zgjedhjeve per organet e qeverrisjes vendore qe pritet te mbahen me tete maj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›