E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fatmir Sejdiu le Kosoven shkon ne Amerike

Nga Express me 23 nentor 2010 ne ora 1606

Ish-presidenti i Kosoves dhe ish-lideri i Lidhjes Demokratike LDK Fatmir Sejdiu keto dite ka lene Kosoven dhe ka udhetuar per ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes.

Burime te aferta me familjen e Sejdiut thone se ai ka shkuar per pushime ne SHBA pas gjithe shqetesimeve qe perjetoi ne kohet e fundit ne skenen politike kosovare.

Nderkohe burime te tjera theksojne se Sejdiu ka shkuar per te qendruar me gjate ne Amerike e mbase per jetuar atje pergjithmone. Ai kete mundesi e ka pasi qe ka edhe shtetesi amerikane me tere familjen e ngushte dhe me te gjere.
Sejdiu ne Amerike ka shume vite qe ka edhe dy vellezerit dhe motren e tij bashke me familjet e tyre te cilet ka kohe qe gezojne statusin e shtetasve amerikane.

Me Fatmirin ne SHBA ka udhetuar edhe bashkeshortja e tij. KD

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›