E Shtunë, 31 Tetor 2026

Daka Ende nuk dihet kush ka shkuar ne balotazh

Nga Express me 23 nentor 2010 ne ora 1901

Drejtues te KQZ-se kane thene se nuk dihet kush ka shkuar ne balotazh ne Rahovec pasi ende nuk jane numeruar votat me kusht dhe ende nuk eshte marre pergjigjja e AAK-se nga PZAP-i. Sipas kryetares se KQZ-se Valdete Daka neser do te filloje numerimi i votave me kusht dhe pas marrjes se pergjigjes per ankesen e AAK do te dihet rezultati perfundimtar.

Ajo pas perfundimit te mbledhjes se KQZ-se ka thene per media se pa numerimin e votave dhe pa pergjigjen e ankeses se AAK-se nuk ka rezultate perfundimtare qe tregojne se cila nga partite ne Rahovec shkon ne balotazh.

147Ende nuk dihet kush ka shkuar ne balotazh sepse ende nuk jane numeruar votat me kusht dhe ende nuk eshte marre pergjigjja e AAK-se nga PZAP-i148 ka thene Daka.

Perkunder asaj se kryetarja e KQZ-se ka bere te ditur ne diten e zgjedhjeve se rezultatet perfundimtare do te jene pas dy dite Daka ka thene se kjo nuk ka ndodhur per shkak te ankeses se AAK-se.

147Neser do te filloje numerimi i votave me kusht ne ora 11.00 ne qendren e numerimit dhe me duket qe neser eshte afati i fundit per pergjigje ne ankesen e AAK nga paneli zgjedhor dhe pas kesaj do ta kemi rezultatin perfundimtar148 ka thene Daka.

Ndryshe sipas rezultateve preliminare ne raundin e pare te zgjedhjeve per kryetar te Rahovecit kandidati i LDK-se Ibrahim Kryeziu prin me
5211 vota ose 28.3 per qind para Xhelal Canziba nga PDK me 4952 ose 26.9 per qind Smajl Latifi AAK 4740 ose 25.8 per qind Rexhep Oruqi AKR 3021 ose 16.4 per qind dhe Luljeta Kadiri LDD 473 vota ose 2.6 per qind perderisa numri i votave me kusht eshte 405.

Nga ana e saj AAK pretendon se kandidati i saj ka me teper vota se sa kandidati i PDK-se andaj ka derguar ankesen ne PZAP.

Kryeshefi ekzekutiv i KQZ-se Xhemajl Pecani njoftoi se me se largu deri me 2 dhjetor pervec fletevotimeve i gjithe materiali zgjedhor per zgjedhjet e jashtezakonshme ne vend do te jete ne depon e KQZ-se.

Ne mbledhjen e sotme KQZ ka miratuar edhe rekomandimin qe te akreditohen mbi 100 vezhgues te Partise Demokratike te Kosoves per zgjedhjet e pergjithshme te 12 dhjetorit si dhe u emeruan tri keshilla te vendvotimeve sipas komunave. /kosovapress/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›