E Diel, 1 Nëntor 2026

Krasniqi Kosova jep provimin e demokracise me 12 dhjetor

Prishtine 23 nentor - Ushtruesi i detyres se Presidentit te Kosoves Jakup Krasniqi tha sot se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po ben pergatitjet e duhura per mbarevajtjen e zgjedhjeve te 12 dhjetorit.

Ai u shpreh se pret ngritje te pjesemarrjes se serbeve ne keto zgjedhje. Lidhur me rolin eventual te EULEX-it ne bisedimet me Serbine ai tha se per rezultatet e dialogut do te nevojitej nje nivel me percaktues nga ai qe e ka EULEX-i ne Kosove.

Ushtruesi i detyres se presidentit Jakup Krasniqi tha se niveli i rregullsise dhe i qasjeve demokratike ndaj nje procesit zgjedhor varet nga subjektet politike garuese.

Krasniqi u shpreh ne nje interviste per median kosovare se pas zgjedhjeve te 12 dhjetorit do te kete nje faze te re te bisedimeve me Serbine. Nuk e di se sa EULEX-i eshte i pergatitur per ti mbikeqyrur keto bisedime pasi EULEX-i eshte nje trupe qe ka pergjegjesi ne tri fusha tha Krasniqi duke komentuar mundesine e perfshirjes se EULEX-it ne lehtesimin e bisedimeve.

NOA

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›