Fatmir Sejdiu nuk konfirmon kandidaturen per kryetar te LDK
Prishtine 15 tetor NOA - Kryetari i Lidhjes Demokratike te Kosoves Fatmir Sejdiu u ka bere thirrje sot te gjithe atyre qe per arsye te ndryshme jane larguar nga partia ti bashkohen asaj.
Ai ka thene se LDK-ja eshte shtepi e te gjitheve. Keto komente kryetari i LDK-se dhe ish-Presidenti i Kosoves i beri ne takimin me Forumin Rinor te kesaj partie e qe kishte te bente me mbeshtetjen per Sejdiun.
Sejdiu eshte shprehur se LDK eshte promotor i kultures politike. Sipas tij kultura e kesaj force politike do te deshmohet dhe ne zgjedhjet qe priten te mbahen se shpejti.
Ndonese Sejdiu nuk e ka konfirmuar kandidaturen per kryetar te LDK-se mediat kosovare raportojne se kryetari i LDK-se ne Prishtine Isa Mustafa do te garoje ne vend te Fatmir Sejdiut per kryetar te Lidhjes Demokratike te Kosoves ne zgjedhjet brenda kesaj partie.
a.k/NOA