Modernizimi i adresave Basha takon ambasadorin e OSBE

Tirane 15 tetor NOA- Modernizimi i adresave dhe te dhenave personale ka qene tema e takimit te kryetarit te Prezences se OSBE-se ne Shqiperi ambasadorit Eugen Wollfarth dhe ministrit te Brendshem Lulzim Basha.
Wollfarth dhe Basha kane diskutuar per ceshtje kyce te shtetit te se drejtes dhe aspekte te zbatimit te tyre.
Dy personalitetit i jane referuar gjate bisedes procesit aktual te venies ne funksion te sistemeve te modernizuara te gjendjes civile dhe adresave duke pasur parasysh edhe rendesine e tyre ne hapat e metejshem per liberalizimin e vizave dhe pergatitjet zgjedhore si dhe per ceshtje te trajnimit te policise.
Ambasadori i OSBE u shpreh se priste me kenaqesi te vazhdonte bashkepunimin konstruktiv me Ministrine e Brendshme.
Prezenca mbetet e gatshme per te ofruar ndihme te metejshme ashtu si ka bere ne gjithe keto vite dhe kohet e fundit ne proceset e hyrjes ne NATO dhe te liberalizimit te vizave tha ai.
a.k/NOA
topsyWidgetPreload urlhttp//www.noa.al/index.php/sociale/91-sociale/32377-modernizimi-i-adresave-basha-takon-ambasadorin-e-osbetitleModernizimi i adresave Basha takon ambasadorin e OSBEtheme blue nickagjencianoa