Java e mirë e Berluskonit
Gjykatësit në Milano po përgatiteshin për një gjyq tjetër që ngrinte dyshime serioze lidhur me aktivitetin e Kryeministrit. Dhe në Italinë, që po e ndjen rëndesën e krizës ekonomike botërore dhe ku Prodhimi i Përgjithshëm Kombëtar ra në 2.6 për qind në tremujorin e fundit të vitit 2008, ai u përball me një provë të vështirë në zgjedhjet rajonale në Sardenjë. Por, Kryeministri mbahet ende në këmbë.
Më 17 shkurt, Walter Veltroni, lideri i grupimit më të madh opozitar, Partisë Demokratike, dha dorëheqjen, pasi partia e tij pësoi një disfatë të rëndë në Sardenjë. E madje, për fatin e Berluskonit, dorëheqja largoi vëmendjen nga gjykatësit në Milano, që e dënuan këshilltarin e tij financiar, David Mills, avokat dhe bashkëshorti i ministres britanike, Tessa Jowell, me katër vjet e gjysmë burg për akuzat e pranimit të ryshfetit që kishin lidhje me Berluskonin.
Mills u dënua për pranimin e një pagese prej 600 mijë eurosh për të mos paraqitur provat në dy gjyqe në vitet 1990, ku Berluskoni, në atë kohë lider i opozitës, ishte në bankën e të akuzuarve. Berluskoni ishte akuzuar fillimisht për dhënien e ryshfetit avokatit Mills. Por, korrikun e kaluar qeveria miratoi një ligj që i jepte atij, si dhe presidentit dhe liderëve të dy dhomave parlamentare, imunitet nga hetimi. Mills po apelon kundër këtij vendimi dhe Berluskoni ende nuk ka shpëtuar përfundimisht. Kushtetutshmëria e imunitetit të tij ndodhet përballë një sfide ligjore. Ndërkohë, përkrahësit e tij kanë përgatitur edhe një rrugë tjetër të mundshme shpëtimi.
Një klauzolë në projektligj për ta reformuar sistemin ligjor, që synon të pengojë përfshirjen e provave dhe përfundimeve të një gjyqi në një gjyq tjetër. Kështu që, nëse Berluskoni do të gjykohej sërish, prokurorët do të duhej të nisnin çdo gjë nga fillimi. Për momentin, vëmendja është përqendruar në debatet brenda partisë opozitare. Renato Soru, një guvernator i Partisë Demokratike dhe themelues i një firme të suksesshme interneti, Tiscali, u mund rëndë në zgjedhjet në Sardenjë nga një sfidant i lëvizjes së qendrës së djathtë të Berluskonit. Votat që siguroi Partia Demokratike arritën në 24 për qind, gati një e treta e votave që kjo parti fitoi në Sardenjë në zgjedhjet e përgjithshme në muajin prill të vitit të kaluar.
Dorëheqja e Veltronit ishte një pranim i heshtur i faktit se 14 muajt e tij në drejtimin e opozitës kishin qenë një dështim i padiskutueshëm. Pak pasi ai fitoi zgjedhjet e përgjithshme, kandidati i tij për Bashkinë e Romës u tërhoq gjithashtu. Plani i tij për të bashkëpunuar me Berluskonin për të vazhduar reformat për interesin kombëtar u la mënjanë në mënyrë fyese nga Kryeministri. Dhe nga pozicioni i tij prej lideri të një partie të vogël opozitare, Antonio di Pietro tregoi aftësi më të mira në mënyrën se si e sulmoi Berluskonin. Veltroni, në të vërtetë, u "sabotua" vazhdimisht nga Massimo d‘Alema, një baron i Partisë Demokratike dhe ish/kryeministër, refuzimi i të cilit për të bërë hapa prapa e ka dobësuar qendrën e majtë. Kush mund ta zëvendësojë Veltronin? Mes favoritëve është ish-ministri i "ashpër" i Industrisë, Pierluigi Bersani. Por, ai mund të jetë pak pedant për votuesit italianë. Një pjesë e madhe e votuesve me prirje të majta mund të duan të shohin tashmë një fytyrë të re, ndoshta një sipërmarrës të ri dhe dinamik përballë Kryeministrit manjat. 51-vjeçari Soru mund të kishte qenë një kandidaturë ideale, nëse nuk do të kishte pësuar disfatën e fundit.