E Shtunë, 31 Tetor 2026

Falangat komuniste u hakmoren ndaj Azem Hajdarit

12-vjetori i vdekjes selia blu nderon pishtarin e demokracise

Partia Demokratike perkujton pishtarin e demokracise. Si cdo vit edhe kete 12 shtator selia blu perkujtoi ish-deputetin e saj duke vene kurora me lule prane memorialit qe ndodhet prane selise se Partise Demokratike. Te pranishem ne kete ceremoni perkujtimore ishin ministri i Brendshem Lulzim Basha ministri i Mbrojtjes Arben Imami sekretari i Pergjithshem i PD-se Ridvan Bode kryetari i Grupit Parlamentar te demokrateve Astrit Patozi dhe shume figura te jetes politike e shoqerore. Pjese e ceremonise ishin dhe familjaret e Azem Hajdarit. Sekretari i Pergjithshem i PD-se fajesoi regjimin komunist per vrasjen e Hajdarit.

Ceremonia perkujtimore

Ne fjalen e tij Sekretari i Pergjithshem i Partise Demokratike Ridvan Bode u shpreh se nderimi per figuren e Hajdarit eshte nje shenje respekti per punen dhe vepren e nje njeriu qe punoi per vendin dhe i dha gjithcka. Ai e cilesoi Hajdarin si prijesin e levizjes studentore ideator dhe qendrestar njeriu qe ideoi permes levizjes studentore pluralizmin ne Shqiperi dhe rrezimin e komunizmit ne vend. Kane qene falangat e regjimit te vjeter komunist te cilat nuk pranuan dhe nuk u pajtuan per nje kohe te gjate me humbjen e pozitave dominuese mbi kombin shqiptar ato qe zgjaten doren dhe u hakmoren ndaj Azem Hajdarit per ate qe ai beri ne 90-n- tha dje Bode gjate ceremonise perkujtimore.

Ai shtoi se sa me shume kolon koha aq me shume vleresohet vepra e tij dhe marrin vlera angazhimi dhe qendrimi i tij. Ceremonia per nder te Azem Hajdarit ka vijuar me tej ne familjen e deputetit demokrat Azem Hajdari ku ishin politikane te ndryshem mes te cileve dhe Presidenti i Republikes Bamir Topi.

Deputeti demokrat Azem Hajdari eshte vrare me 12 shtator te vitit 1998 ne oren 2115 teksa ka qene duke dale nga selia blu. Se bashku me Azem Hajdarin u vra dhe truproja e tij Besim erja dhe u plagos truproja tjeter. Azem Hajdari eshte nje prej drejtuesve te Levizjes Studentore te Dhjetorit 1990 qe coi ne permbysjen e regjimit komunist ne Shqiperi dhe vendosjen e pluralizmit politik. Ai ka qene themelues i Partise Demokratike te Shqiperise dhe Kryetar i Komisionit Nismetar te kesaj partie. Hajdari ishte deputet i Partise Demokratike te Shqiperise qe nga viti 1991 e deri sa u vra ne shtator te vitit 1998.

Vrasja e deputetit Hajdari u kthye ne nje proteste duke sjelle dhe ngjarjet e shtatorit te vitit 1998. Lajmi per vrasjen e Azem Hajdarit u publikua nga te gjitha mediat kryesore ne bote nga stacionet televizive me prestigjioze te botes. Shkrimtari i mirenjohur shqiptar Ismail Kadare e konsideroi vrasjen e Azem Hajdarit si Vrasja e shekullit. Nderkohe qe puna dhe aktiviteti i Azem Hajdarit eshte vleresuar si ne Shqiperi ashtu edhe ne Kosove. Ne vitin 2002 presidenti Alfred Moisiu e dekoroi Azem Hajdarin me Urdhrin Nderi i Kombit. Presidenti Bamir Topi gjithashtu i akordoi atij Urdhrin e larte Gjergj Kastrioti Skenderbeu ne vitin 2007 ndersa ne vitin 2003 i ndjeri Ibrahim Rugova e nderoi me medaljen e arte Lidhja e Prizrenit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›