E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fatmira: Ky është varrimi i vërtetë për Azemin. Ai kishte plot miq të majtë

fatmiraBashkëshortja e Azem Hajdarit, Fatmira, në një intervistë për Panoramën thotë se vendimi për varrosjen e tij tek Dëshmorët e Kombit nuk duhet të politizohet.

I pyetur nëse është vendim i vonuar, ajo thotë: Nuk mund ta them këtë, pasi ndër vite Azemi ka marrë shumë vlerësime, duke nisur që nga komunat, bashkitë, Qytetar Nderi i Tiranës, e deri nderimet më të larta që i kanë bërë tre kryetarë shteti të Shqipërisë. Po kujtoj këtu dekorimet e ish-presidentit Alfred Moisiu me urdhrin Nderi i Kombit, ish-presidentit Bamir Topi me Gjergj Kastrioti Skënderbeu dhe së fundmi, në muajin mars 2013, edhe Presidenti aktual Bujar Nishani me Urdhrin e Flamurit Kombëtar. Azemi, si Hero i Demokracisë, përveç urdhrave e medaljeve, dekoratave e titujve të tjerë, gëzon nderimin më të lartë në Republikën e Shqipërisë: Urdhri i Flamurit (nga Presidenti Nishani) dhe vlerësimin më të lartë në Republikën e Kosovës Medalja e Artë e Lidhjes së Prizrenit, që iu dha nga Presidenti i ndjerë Ibrahim Rugova në vitin 2003. Pra, zhvendosja e Azemit te Varrezat e Dëshmorëve ka ardhur në një kohë, pasi iu bënë të gjitha nderimet dhe vlerësimet më të larta në shtetin shqiptar, por edhe në trojet e tjera shqiptare apo diasporë.

Ajo thotë se zhvendosja e eshtrave të Azemit tek Dëshmorët e Kombit është edhe varrimi i vërtetë për të.

Kur është bërë varrimi i tij 15 vite më parë, situata ka qenë kaotike dhe njerëzit ishin të frikësuar. Jam e sigurt se ka shumë njerëz që kanë dashur që të vijnë në varrim dhe nuk kanë ardhur dot. Ndaj 12 shtatori 2013 është dita kur çdokush mund ti bëjë nderimet e fundit Azem Hajdarit.

E pyetur nga GSH nëse në ceremoni do ketë eksponentë të majtë, ajo thotë: Mund të them se shumë prej personazheve që sot i përkasin forcës së majtë politike, mund të flasin për velrat e Azemit, shumë më tepër se unë që kalova përkrah tij një kohë të gjatë. Natyrisht pres që gjithsecili prej tyre të vijë në ceremoni për të nderuar Azemin, që vetëm tani mori vlerësimin që i takonte./ep

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›