E Diel, 1 Nëntor 2026

Majlinda Kelmendi: Në Shqipëri ma mohuan pasaportën dy herë, thanë që sje sportiste e zonja (dhe e mori me mik)

berishaaaaaMajlinda Kelmendi, vajza që bëri krenarë shqiptarët duke u shpallur kampione bote në xhudo, ka rrëfyer se si Shqipëria ia ka refuzuar pasaportën asaj dy herë, me arsyetimin se ishte sportiste e dobët.

Edhe pse pak ditë më parë kosovarja u shfaq në krah të kryeministrit shqiptar, Sali Berisha, që e quajti atë mbretëreshë të xhudos, qeveria e tij e ka refuzuar atë dy herë, duke e detyruar të merrte pasaportën me stil shqiptar, d.m.th me mik.

Duke folur në emisionin Pasdite në Top Channel, Kelmendi tha: Në vitin 2008 na është mohuar dy herë pasaporta shqiptare. Disa specialistë të sportit në ministrinë e atëhershme, emrat nuk ua di, na e refuzuan kërkesën. Pasi kryem procedurat në Federatën e Xhudos në Kosovë dhe në Shqipëri, kërkesa duhej të shkonte edhe në Ministrinë e Sporteve, por një nga specialistët tha që Majlinda Kelmendi nuk është potencial për tu bërë një sportiste kulminante. Sidoqoftë ne nuk jemi ndalur. Bashkë me disa miq në Shqipëri kemi shfrytëzuar ato kanalet e fshehta siç dimë ne shqiptarët dhe ia dolëm që të merrja pasaportën./ep

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›